Erdogan viziton Uzbekistanin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në Tashkent, stacioni i parë i vizitës aziatike, që përfshin Uzbekistanin dhe Korenë e Jugut.

Në aeroportin e Tashkentit Erdoani u prit nga Kryeministri i Uzbekistanit, Abdullah Aripov.

Pritet që vizita e Erdoanit ti zhvillojë edhe më shumë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Vizita treditore e Erdoanit në Uzbekistan është e mbushur me një program të ngjeshur.

Ceremonia zyrtare e pritjes për Erdoanin u organizua në Pallatin Köksaray, ku zhvilloi takimin kokë më kokë me Kryetarin e Shtetit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

Erdoan do ti drejtohet me një fjalim Parlamentit Uzbek; gjithashtu do të vendosë kurorë me lule në monumentet “Nëna në Zi” dhe “Islam Kerimov”.

Më pas së Erdoan dhe Mirziyoyev do të marrin pjesë në forumin e biznesit Turqi-Uzbekistan.

Pas përfundimit të kontakteve në Tashkent, të martën Erdoan do të kalojë në Buhara, që është një qytet i lashtë i qytetërimit turko-islam dhe vendlindja e dijetarëve dhe mendimtarëve të shquar.

Në këtë vizitë Presidentin Erdoan e shoqërojnë disa ministra dhe shumë biznesmenë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne