Erdogan, Vuçiqit: Ne i konsiderojmë fqinjë serbët

Kryeministri në largim serb, Aleksandr Vuçiq është takuar në Pekin me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Dy liderët e shteteve diskutuan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe situatën në rajon, transmeton lajmi.
Presidenti turk e cilësoi Serbinë si një faktor me rëndësi për stabilitetin në rajon, dhe i quajti si fqinjë.

“Serbia është shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon, ne i konsiderojmë fqinjë serbët. Kemi raporte shumë të mira, dhe besoj se këto raporte do të zgjerohen”, ka thënë Erdogan, raporton tanjug.

Kujtojmë se pikërisht Erdogan, i dërgoi ftesë zyrtare Vuçiqit që ta vizitojë Turqinë pasi triumfoi në zgjedhjet presidenciale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne