Erdogan: Zhvendosja e ambasadës amerikane në Jerusalem është ndëshkim për palestinezët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Izraeli në Jerusalem është një ndëshkim për palën palestineze.

Në një komunikatën me shkrim të lëshuar nga ana e Presidentit Erdogan, si kryesuesi i radhës i Organizatës së Bashkëpunimit Islam, thuhet se vendimi i ShBA-së që ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem është tregues se udhëheqja amerikane ka zgjedhur të vazhdojë me qëndrimin e saj të mosrespektimit të parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare, vullnetin e shoqërisë ndërkombëtare dhe realitetet historike dhe sociale.

“Me anë të këtij hapi që nuk përputhet me të drejtën, drejtësinë dhe vetëdijen e njerëzimit, ShBA-ja ka bërë shkelje të hapur të rezolutave të OKB-së, madje edhe të legjislacionit të saj, ka dëmtuar kredibilitetin e shoqërisë ndërkombëtare dhe ka humbur rolin e saj të ndërmjetësuesit në zgjidhjen e problemit”, shkruan Presidenti Erdogan në komunikatë.

Kreu i shtetit turk komunikatën e tij e vijon me këto fjalë: “Zhvendosja e ambasadës ka ndëshkuar palën palestineze, e cila shumë herë dëshmoi se me të vërtetë dëshiron paqe. Ndërkaq qeveria izraelite, e cila pushtoi territoret shekullore të popullit palestinez, shkeli zotimet për zgjidhje me dy shtete duke zbatuar rrethime dhe ndërtuar vendbanime të paligjshme, shkel në mënyrë sistematike rezolutat e OKB-së dhe bënë përpjekje që vendosja e paqes të jetë e pamundur, është shpërblyer. Historia dhe ndërgjegjja njerëzore kurrë nuk do ta falë padrejtësinë e bërë ndaj vëllezërve tanë palestinezë. Zgjidhja e drejtë dhe e vazhdueshme e problemit palestinez është e mundur vetëm me mishërimin e një shteti sovran dhe të pavarur të Palestinës në kuadër të kufijve të vitit 1967 dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”.

Presidenti Erdogan shtoi se Turqia do të jetë gjithmonë pranë shtetit të Palestinës dhe popullit palestinez, ndërsa theksoi se vëllezërit palestinezë nuk do ti lënë të vetmuar në çështjen e kauzës së tyre të drejtë.

Ndërkaq në lidhje me ngjarjet e mundshme që do të mund të jetohen në territoret palestineze Erdogan i bëri thirrje udhëheqjes izraelite për të qenë përgjegjës dhe të përgjegjshëm dhe të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar humbjet e jetëve të njerëzve të pafajshëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne