Erdogani bisedoi në telefon me Merkelin për Sirinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, mësohet se në bisedën telefonike të realizuar pas takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Ankara, presidenti Erdoan dhe kancelarja Merkel kanë shkëmbyer mendimet rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale.

Erdoan dhe Merkel biseduan për operacionin e ndërmarrë nga ShBA-ja, Anglia dhe Franca menjëherë pas sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi sirian në Duma, si dhe theksuan se duhet të ruhet tërësia territoriale e Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkrete për të siguruar përparim në procesin politik (për zgjidhjen e krizës siriane)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne