Erion Veliaj ‘blen” edhe Fevziun

Manovrave të lali Erit nuk i rreziston askush, madje as një gazetar me përvojë si Fevziu. Kryebashkiaku e ka shfrytëzuar mirësinë e gazetarit që dje pas intervistën në emisionin Opinion, të shihnin sëbashku sheshin e ri Skënderbej, për tia shtitur këtë fakt si një mbështetje për kryeveprën e Rilindjes Urbane. Pasi kanë mbaruar intervistën Fevziu dhe Veliaj janë hedhur deri tek sheshi i sapo përuruar dhe gazetari ka bëra aty disa foto për ti postuar në Instagram. Por kaq ka mjaftuar për veliajn që ta ambalazhojë bukur fabulën e tij.

Gjatë një takimi elektoral me Ramën ai zbuloi se si e bindi prezantuesin e emisionit “Opinion“ Blendi Fevziu për cilësinë e lartë të punimeve në sheshin “Skënderbej”.

Veliaj tregoi se pas emisionit e shoqëroi Fevziun për tek sheshi, ku i pëlqeu transformimi, ndërsa nuk hezitoi që të bënte edhe foto te Skënderbeu.

Rama: Lali Eri ç’thoshte Fevziu mbrëmë?

Veliaj: Ja shokët që na panë…

Rama: Ai Fevziu të shqetëson…

Veliaj: Pas emisionit e mora me zor te sheshi, i pëlqeu shumë. Bëri edhe foto te Skënderbeu, ishte kënaqur…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne