Ermal Kapllani, drejtori i akuzuar për korrupsion në “listën e zezë” të Ramës

Pak ditë pasi  fitoi zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Edi Rama nisi një tur takimesh nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë, për t’i kërkuar qytetarëve që të denoncojnë të gjithë zyrtarët që shkelin ligjin. Rama shkoi edhe më tej, duke hapur një sondazh në rrjetet sociale, për të evidentuar 100 zyrtarët më të korruptuar të administratës shqiptare.

Në fakt, Rama këtë lëvizje e ndërmorri për të spastruar drejtorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por mes emrave të korruptuarve u denoncuan edhe të tijët. Ndër ta, ishin Drejtori i Policisë Bashkiake në Tiranë, Ermal Kapllani, i cili u rendit i 50, si zyrtari më i korruptuar në administratën shqiptare,  ndërsa pas tij, në 51 ishte Toni Beni, zv. Drejtori i Policisë Bashkiake në Tiranë.

Në fakt, me mijëra qytetarë i dërguan mesazhe kryeministrit, ku akuzonin Kapllanajn dhe Benin për veprime selektive dhe që nuk duhet të jenë pjesë administratës publike. Por në të dy rastet, kryeministri Rama nuk ka përmendur emrat e tyre në “listën e zezë”, pavarësisht se ka njohje personale me ta dhe e di shumë mirë se kush janë.

Prej 3 vitesh, të dy këta zyrtarë, Ermal Kapllani dhe Toni Beni, dikur ish punonjës policie, janë kthyer në tmerrin e tregtarëve ambulantë të kryeqytetit, ku në shumicën e rasteve janë goditur më të vobektit dhe në disa raste janë toleruar të pushtetshmit.

Policia Bashkiake e Tiranës, me në krye Kapllanin dhe zëdhënësin e tij Benin, u kanë hequr ushqimin familjeve të cilat tregtonin për të siguruar mbijetesën. Aksionet e tyre mbahen mend për sekuestrimin apo dhunimin e karrocave të kokoshkave, arkave me perime dhe misrave të pjekur.

Shumë portale dhe media kanë denoncuar me dhjetëra skandale të Policisë Bashkiake të Tiranës, për të cilën Erion Veliaj shprehet se ka rilindur. Presioni, dhuna dhe gjobat i kanë detyruar qytetarët të shkruajnë me qindra komente në profilin e kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit, i vënë në vështirësi nuk ka mundur t’i heq këta dy zyrtarë nga “lista e zezë”.

Sot, pas rreth 1 viti, Kapllani vijon të jetë i paprekur në punën e tij dhe “lista e zezë” e Ramës vijon të jetë një fars, si shumë reforma që bën kryeministri i vendit.

Më poshtë “lista e zezë” e shpallur nga kryeministri Rama:

Më poshtë disa video të dhunës së ushtruar nga Policia Bashkiake, e drejtuar nga Ermal Kapllani:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne