Esetë e papublikuara të Hawking hedhin dritë mbi frikën e fizikantit ndaj Supernjeriut

Mediat britanike raportojnë sot për disa pikëpamje për njeriun e shekullit të 21-të të fizikanit të njohur Stephen Hawking i cili vdiq pak kohë më parë. Në disa ese dhe artikuj, ai ka parashikuar se njeriu përgjatë këtij shekulli do të arrijë njohuri të tilla inxhinerike saqë të modifikojë inteligjecën e vet dhe instinktet si p.sh agresiviteti, për t’i hapur rrugë një rrace të re supernjerëzish që do të kërcënojnë ekzistencën e pjesës tjetër.

Mund të kalojnë ligje kundër inxhinierimit gjenetik, por disa njerëz nuk do të jenë të aftë t’i rezistojnë ngasjes për përmirësimin e karakteristikave njerëzore, si kujtesa, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe jetëgjatësia, citohet Hawking.

Sipas tij aplikimi i inxhinierisë gjenetike te njerëzit do të krijojë diferenca të panjohura më parë, ato në inteligjencë duke kërcënuar një shumicë njerëzish me sundimin e një pakice. Haëking i referohet në parashikimet e veta teknikave si Crispr-Cas9, një sistem që editon AND-në dhe që u shpik gjashtë vjet më parë e që i lejon shkencëtarëve të modifikojnë gjene të dëmshme dhe të shtojnë të reja. Po kështu një spital në Londër, Great Ormond Street, ka përdorur editimin e gjeneve për të kuruar fëmijë me leukemi, që përndryshe janë të pakurueshëm.

Këto pikëpamje ofrojnë një të ardhme të zymtë dhe distopike për njerëzimin, ndërkohë që miq të Hawking si astronomi i njohur Lord Rees ka ironizuar duke sjellë si shembull një bankë sperme në Kaliforni, e cila u mbyll për shkak të mungesës së kërkesës, ndonëse administronte spermën e elitave si fitues çmimesh Nobel etj..

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne