A është gylenizmi rrezik për Shqiperine? Cili është Gyleni dhe cilët janë gylenistët?

nga Emir Coskun.

A eshte gylenizmi rrezik për Shqiperine? Cili është Gyleni dhe cilet jane gylenistet?

Ndalimi nga policia e Durrësit në datën 8 tetor e shtetasit turk të shpallur në kërkim Muhammed Aydogmus tashmë nuk është vetëm një cështje rutinë e policisë dhe gjykatave shqiptare. Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia si pjesëtar i një organizate terroriste lidhur me Gylenin. Mbas presioneve që erdhën nga Brukseli, Muhammed Yasir Aydogmus nuk është më nën arrest apo nën vëzhgimin e policisë. Sipas burimeve jo zyrtare të policisë së shtetit ai është larguar nga Shqipëria drejt një vëndi të Bashkimit Europian. Ndërkohë të njëjtat burime sqaruan se për këtë familje janë interesuar një sërë organizatash dhe mes tyre edhe UNCHR. Ambasada turke në Tiranë e ka cilësuar si skandaloz vendimin e gjykatës dhe në kundërshtim me konventat e nënshkruara si nga Turqia ashtu dhe nga Shqipëria.

Zyrtarët e Ambasadës turke kanë deklaruar se gjyqësorit shqiptar i është vënë në dispozicion i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për të mbajtur 40 ditë në burg të akuzuarin për terrorizëm, deri në ekstradimin e tij. Tashmë sipas Ambasadës, një terrorist po lëviz i lirshëm me një pasaportë të falsifikuar duke përbërë rrezik si për sigurinë e Turqisë edhe për atë të Shqipërisë.

Mbas kesaj ngjarje,  nepër portalet online dhe në publik filluan debatet se cilën anë duhet të mbajë qeveria shqiptare. Shume persona nga urrejtja që kanë ndaj Erdoganit dhe Turqisë po i mbeshtesin gylenistët dhe i shohin ata si njerëz të mire, pro-perendimorë, demokratë dhe viktima të ‘diktaturës’. Po tolerohet kjo organizatë, sekti  tepër  i komplikuar dhe misterioz. Kujtojmë se ky sekt, për herë të parë shpallet i rrezikshëm nga shteti turk. Ne këtë vështrim do analizojmë sipas kronologjisë se kush është Fethullah Gyleni dhe kush jane gylenistet? Çfare synimesh kanë ?

Gylenistët janë një sekt fetar që rrjedhin nga sekti sufist Nurxhi. Kryetari tyre Fethullah Gülen ka lindur në vitin 1941, në Erzurum të Turqisë. Ai ka qënë një klerik dhe një nga kryetarët e shoqatës kundër komunizmit (shoqatë e financuar nga CIA gjate luftës së ftohtë në Turqi).

Në vitin 1966, ai u emërua si hoxhë në Izmir dhe e vazhdoi këtë detyrë deri në vitin 1971. Në këto vite, ai  themeloi grupimin e tij që sot quhen gylenistë. Ne vitin 1971 ai u arrestua nga junta ushtareke  për arsye se fliste kundër laicitetit dhe sekularizmit të regjimit turk dhe dënohet me 7 muaj burg. Në fund të shtatë muajve burg,  lirohet në vitin 1974. Në vitet 1975-76 ai mbajti konferencat me emrat “Kur’ani dhe Shkenca”, “Darvinizmi”, “Gjenerimi i Artë”, “Integriteti Drejtësia dhe Profetësia” në Anadoll. Më 12 shtator (1980) mbas grusht shtetit në Turqi,  del një  urdhër-arresti. Në atë kohë ai largohet për në Izmir dhe qëndron në qytete të ndryshme por çuditerisht nuk  arrestohet. Edhe pse ndaj tij doli një urdher arresti, Güleni e mbeshteti grushtin e shtetit në shkrimet e tij. Në vitin 1981 ai jep dorëheqjen nga detyra e tij si predikues.

Viti 1983, kur Turgut Özal ishte kryeministër, konsiderohet si një moment historik për sa i përket lëvizjes Gylen. Gjatë periudhës Özal,   pothuajse u hoqën  gjıthë pengesat për pasuesit e Gylenit. Për herë të parë, në rrethin e Bozjakës të İzmirit u ngrit një kolegj me emrin “Yamanlar Koleji”.  Shkolla si kjo, të cilat janë rritur në numër të madh gjatë kohës, u bënë qendra tepër tërheqëse për familjet konservatore dhe elitare liberale. Qëndra e arsimit Firat (FEM) u hap kur ishte nevoja për një kurs përgatitor për nxënësit që hyjnë në universitet. Kurset u bënë një burim i rëndësishëm financiar për sektin Gylen. Gjithashtu në vitet 80 gylenistet filluan të futen në intuticionet shtetërore turke, duke filluar nga polica e shtetit deri tek drejtesia. Në fund të vitit 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, shoqatat dhe kompanitë e gylenistëve, filluan të hapin kolegje jashtë Turqise. Kryesisht në republikat e Azisë qëndrore, Kaukez dhe Ballkan, pastaj ata hapën kolegje edhe në vendet e tjera aziatike dhe afrikane.

Hapja e zyrës së presidentit nderi të fondacionit të gazetarëve dhe shkrimtarëve në vitin 1994 në mediat e shkruara dhe vizuale, mundësoi që lëvizja të bëhet më e njohur në opinionin publik turk dhe botëror. Në vitet 90,  Fethullah Gylen u takua me udhëheqës të njohur fetarë dhe shtetërorë si Abraham Foxman, Morton Abramowitz, Papa Gjon Pali. Gyleni pati mardhënie të mira me qeveritë dhe partitë e djathta në Turqi (përveç partisë së Nexhmedin Erbakanit). Nga ana tjetër ai shikohej si nje rrezik nga  ushtria turke, nga qarqet sekulare dhe ato të majta.

Skandali i video kasetave dhe arratisja ne SHBA

Më 18 qershor 1999, disa kanale kombëtare televizive transmetuan video mahnitëse të Fethullah Gylenit. Për shkak të këtyre videove, Gyleni u akuzua se donte të shkatërronte rendin sekular të Turqise dhe inkurajonte mbështetësit e tij për një revolucion të fshehte për të krijuar një  shtet fetar Nurxhi në Turqi. Në vitin 2000, u hap një gjyq ndaj Fethullah Gylenit për  krijimin e një organizate të paligjshme terroriste për të përmbysur Republikën e Turqise.

Në këto video Gyleni këshillonte  mbështetesit e tij sesi duhet të merrnin në kontroll gjithë organet shtetërore. Në keto video ai tregonte se si ishin grupuar në  instuticionet e drejtësise dhe në polici. Ai thoshte “Vetëm kini durim. Derisa të vijë brezi jonë i artë mos tregoni në të vertetë se kush jeni, edhe pak vende ngelen jashte kontrollit tonë (e kishte fjalën per ushtrinë turke dhe disa ministri). Për të arritur qëllimin e shenjtë çdo mekat është i lejueshëm. Mund të mashtroni, shpifni kundër armikut, duhet të bleni prokurorët, gjyqtarët, poltikanet ne mënyrë që ti shërbejnë kauzës tonë.” Takije(mashtrimi) është strategjia. Gyleni gjithashtu i ka këshilluar  pasuesit e tij  që punonin në zyrat  shtetërore, të adaptonin një mënyrë jetese laike, urdheronte gratë e tyre ti hiqnin shamitë që mos të binin në sy. Gjatë ligjerateve të tij ai gjithashtu urdheronte pasuesit e tij që këto biseda të ngelnin sekret. Këto video me shumë siguri u inçizuan fshehurazi nga agjentët e shërbimit sekret turk që ndodheshin brenda sektit Gylen, të cilët i shperndanë në mediat turke. Gyleni ishte në Shtetet e Bashkuara kur këto inçizime dolën në media dhe që prej asaj kohe jeton në Pensilvani, SHBA. Mbasi Gyleni u vendos në SHBA, ish shefi CİA-s në departamentin e Lindjes së Mesme, Graham Fuller u bë mbeshtetesi tij kryesor. Fuller ishtë një nga njerëzit që e ndihmoi Gylenin të qëndronte në SHBA duke i dhënë një letër garancie dhe sigurie shtetit Amerikan si dhe duke deklaruar se ai nuk besonte se Gyleni ishte një kërcënim për sigurinë ose një element radikal në Amerikë .

Proçesi i Ergenekonit dhe grushti i shtetit ne 15 korrik 2016

Sot gylenistet e konsiderojne veten si “viktimat” e “diktatures” së Erdoganit dhe ankohen se po bëhet një shpifje ndaj tyre. Akademiku turk Prof. Dr. Necip Hablemitoğlu ka bërë studime tepër  të rëndesishme për lëvizjen gylen,  se si ata bashkepunonin me sherbimet sekrete të huaja për të kontrolluar instuticionet shteterore. Ne vitin 2002 Prof. Dr. Necip Hablemitoğlu vritet në një atentat misterioz në Ankara. Para atentatit ai do publikonte librin e tij ‘’Kostebek’’ që fliste për lëvizjen e gylenit. Në të njëjtin vit dolën imazhet intime të prokurorit Nuh Mete Yükselit nga një kamera e vendosur  në një dhomë hoteli (prokurori që hapi hetimin ndaj Fethullah Gülenit  në vitin 2000). Midis viteve 2007-2012 shume punëtorë të administratave u hoqën pa të drejtë nga puna prej gylenistëve madje disa oficerë ushtarakë u vetëvranë nga shpifjet që gylenistet kishin bërë ndaj tyre.

Mbasi gylenistët morrën nën kontroll shumicën e instuticioneve, i vetmi instuticion që ata nuk po grupoheshin dot ishte ushtria turke. Me vrasjen e anëtarëve e këshillit turk ne vitin 2005 dhe me vrasjen e gazetarit armeno-turk, Hrant Dink në vitin 2007, nisin disa proçese gjyqësore kundër disa gjeneralëve, oficereve, policeve, politikaneve, gazetareve dhe akademikeve turq. Arsyetimi ishte se këta kishin krijuar nje organizate të fshehtë të armatosur për të rrëzuar qeverinë. Shumica e këtyre  njerëzve nuk kishin lidhje me njeri tjetrin dhe shumica kishin ideologji të ndryshme nga njeri tjetri. Gjëja e përbashkët që këta njerez kishin ishte anti-gylenizmi. Çuditerisht këto proçese u kryen nga prokurorët dhe policët gylenistë si Zekeriya Öz. Rreth 400 persona me prova të rreme dhe shpifje u arrestuan. Ne vitin 2010, shefi i policisë Eskisehirit Hanefi Avcı, u arrestua mbasi shkruajti nje libër kunder  Gylenistëve dhe në të njëjtin vit ata publikuan imazhet intime të kryetarit të opozites turke në një dhomë hoteli. Mbas dy vitesh u arrestuan edhe gazetarët Nedim Şener dhe Ahmet Şık, mbasi kishin shkruajtur një libër kundër Gylenit dhe gylenistëve. Ne vitin 2012  gjithashtu edhe ish shefi i shtabit të ushtrisë turke, İlker Başbuğ u arrestua.  Çuditërisht vendin e oficereve dhe gjeneralëve të arrestuar e plotesuan oficerët dhe gjeneralët gylenistë të mbështetur nga levizja gyleniste, të cilët morën pjese në tentativën e grusht shtetit në 15 korrik 2016. Pothuajse të gjithë të arrestuarit puçistë kanë treguar se kishin lidhje me levizjen e Gylenit. Në vitin 2012 filluan konfliktet e para midis AKP-së në qeveri dhe grupit Gylen. Gylenistët kërkonin pothuajse pushtet absolut në Turqi. Ata e treguan kete veprim duke u munduar të arrestonin shefin e sherbimit sekret turk, Hakan Fidan. Mbas ushtrisë, ata donin të merrnin në kontroll edhe shërbimin sekret turk. Ne vitin 2013, Gylenistet filluan shantazhet edhe ndaj Erdoganit dhe ministrave të tij. Në fillim të vitit 2014, qeveria turke filloi të marrë masa kundër  lëvizjes së Gylenit. Shumë grupime gyleniste u zbuluan brenda instuticioneve shteterore. Tentativa e grusht shtetit 2016 ishte një përpjekje e fundit për të fituar luftën që ata kishin me qeverinë turke. Sot në Turqi levizja Gyleniste shihet si rrezik nga opozita turke edhe nga opinioni publik. Gylenistët nuk janë vetëm  kundershtarë të Erdoganit por jane edhe rrezik për sigurinë, sovarnitetin dhe për intersat shtetërore të Turqise.

 ‘’Fuqite mbinatyrore’’ te Gülenit dhe bindjet absolute

Gylenistët mendojnë se Fethullah Gyleni ka fuqi ’’mbinatyrore’’ dhe e shohin atë si nje gjysëm profet. Shpesh herë Gyleni në ligjeratat e tij flet me një karakter mitologjik. Thote se po takon Profetin Muhamed për çeshtje të ndryshme dhe diskuton me atë. Në një ligjeratë të tij ai thotë që ‘’ Kam pare profetin Muhammed duke ecur në koridoret e kolegjit Fatih’’, në një ligjerate tjetër thotë ‘’ kam takuar xhindet’’. Këto fjale absurde jo vetem që jane në kundërshtim të shkencës dhe llogjikes por gjitheashtu janë në kundërshtim me mësimet islame.

Gyleni, ligjeratat e tij zakonisht i mban në një atmosferë tepër melankolike. Herë pas here ai flet me nje ton emocional duke qarë para dëgjuesve të tij dhe i bën që të qajnë edhe ata që e degjojnë.

Pasuesit e Gylenit shpesh here tregojne se u kane ndodhur gjëra  ‘’mbinatyrore’’ kur kane takuar Gülenin. Nje pasues i famshem Gylenit, Yusuf Pekmezci në një intervistë që ai ka bërë në kanalin gylenist thotë që më kapi nje rrymë elektriciteti kur preka dorën e hoxhës (gylenit), kur e përqafova më zuri rryma elektrike në të gjithe trupin tim’’. Ish pasuesit e tij tregojnë se si ata kane pirë në vend të  ilaçit,  ujin, çajin, kafen që Gyleni linte përgjysëm. Nuk lejohet asnje mendim kritik brenda sektit. Kush kritikon ose vë në pikë pyetje mendimet ose urdherat e Gylenit, ose ai do mbahet nën presion ose do përjashtohet nga çdo meritë nga grupi për gjithmonë.

Shkollat  Gyleniste  dhe gylenistet ne Shqiperi

Edhe sot në Shqiperi, Gylenistet mund hiqen si demokratë, liberalë ose “muslimanë të moderuar”, por këto jane thjesht taktikat e tyre derisa ata të arrijnë qëllimet kryesore dhe pushtetin absolut. Në Shqiperi janë hapur nga kjo organizate mjaft medrese të ndryshme si në Kavajë, Elbasan, Tiranë, Korçë dhe Berat, të ngjashme me shkollat “imam-hatip” në Turqi. Ato dikur kanë qenë të administruara nga arabët dhe në këto shkolla, edukimi ka qene falas. Me rrëzimin e kullave binjake në vitin 2001, këto shkolla përjetuan vështirësi në financimin dhe administrimin e tyre dhe për këtë arsye u administuan nga strukturat e lëvizjes Gylen. Punën e parë që bënë këto medrese ishte ndryshimi nga sistemi  i edukimit falas në shkolla me pagesë, e dyta mësimet fetare i reduktuan aq shumë sa që i kufizuan vetëm në tri orë në javë (ketë e bënë që të duken më shumë si sekularë sesa fetarë).

Përveç medreseve, nën ombrellën e tyre të organizimit përfshihen: Fondacioni i edukimit Gylistan dhe Fondacioni i edukimit Sema si dhe kolegjet e tjera. Në kolegjet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, pra Turgut Ozal, Mehmet Akif dhe Hasan Riza Pasha, nuk jepen mësime fetare.

Sa i përket shkollës Memorial International School of Tirana-MIST, ajo është shkolla më e shtrenjtë e vendit si dhe i dedikohet një klase më të lartë të shoqërisë. Gati gati të gjithë burokratët, politikanët dhe fëmijët e familjeve elite, ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Në nivel të edukimit universitar, nëse kandidati ka gjendje të mirë ekonomike e drejtojnë ne Universitetin e Epokës, nëse jo e drejtojnë atë në Universitetin e Bedrit. Medresetë që ata kontrollojnë jane kthyer sikur kampe militantësh. Gylenistet përdorin të njejtën strategji dhe metodologji në të gjjithe botën . Së pari Gylenistët janë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e nxënëseve që ata duan të rekurtojnë. Zakonisht zgjedhin nxenës nga familje të varfra që kanë sukses në mësime dhe i pajisin me bursa studimi. Për kujdesin e  meshkujve merren ‘’Abiler’’(Vëllezërit e mëdhenj)  kurse për femrat  merren ‘’Ablalar’’(Motrat e mëdha). Së pari ata afrohen si njerëz socialë dhe të ngrohtë. Fillimisht mblidhet çdo informacion i mundshëm ndaj studentit dhe këto informacione raportohen tek abilerët, ablalaret e tjera me pozita më larta i raportojne tek ‘’imamet’’ e tyre. Me pas  fillon proçesi i lavazhit të trurit, duke indoktrinuar nxënësin me librat dhe ligjëratat e Gylenit. Mbas shkollimit abilerët/ablalaret këshillojnë nxënësit se çfare dege duhet të zgjedhinn ose çfare profesioni të vazhdojnë. Me pak fjale, krijojne një brez robotash që ti sherbejnë kauzës së ‘’shenjte’’ të Gylenit. Kolegjet si Memoriali dhe Turgut Özal më shumë përdoren si nje biznes financimi për kauzën e tyre dhe për të krijuar lidhje me klasën elitare politike dhe ekonomike që kanë femijët në keto shkolla .

Në instuticionet shtetërore ata kanë marrë në kontroll Komunitetin Musliman Shqiptar (KMSH) duke vendosur Skender Bruçaj-in në krye me një zgjedhje të diskutueshme.” Jo vetem në KMSH por dhe nëpër instuticione të tjera shtetërore grupimi gylenist ka depërtuar. Shumë gylenistë sot punojnë nëpër instuticonet e shtetit shqiptar. Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi  në librin e tij “Hëna e Shqipërisë ‘’shprehet se një pjesë e mirë e policisë shqiptare është gyleniste.

Një pjesë e mirë e policisë shqiptare e edukuar ose e trajnuar në Turqi, edhe sot është gyleniste duke pasur burime të besueshme, të cilat pretendojnë se mbi dhjetë përqind e policëve shqiptarë janë gylenxhi”.

 

Heret apo vone do dalin pasojat e grupit gylenist në instuticionet shtetërore shqiptare. Prokurorija dhe gjykatat shqiptare duhet të marrin masa për ketë organizate të fshehtë. Ështe nje grup shumë i rrezikshëm që synim kanë të kapin gjithë pushtetin duke hyrë nepër instuticionet shtetërore aty ku janë. Atë që po synonin në Turqi, tani po e synojne në Shqiperi dhe në vendet e tjera ku janë. Nëse nuk merren masa herët apo vonë, ata do sjellin probleme serioze për shoqerinë dhe sigurinë në Shqipëri, siç ndodhi në Turqi, Azerbejxhan dhe në Uzbekistan./ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne