Është konfiskuar një kamion me armë për militantët në Gutan Lindore

Operacioni i suksesshëm i ushtrisë siriane rezultoi në konfiskimin e një kamioni me armë që po dërgohej te militantët në Gutan Lindore.

Në një deklaratë për Sputnik, një burim në ushtrinë siriane, duke raportuar se është marr një informacion i qartë lidhur me iniciativën për ofrimin e një pjese të madhe të armëve, municioneve dhe pajisjeve, tha: “Si rezultat i kurthit të ngritur, është ndaluar një kamion i madh i mbushur me armë dhe municione, disa prej të cilave u prodhuan nga SHBA. Brenda kamionit kishte edhe medikamente dhe pajisje për komunikim satelitor.Të gjitha këto po shkonin te militantët në Guta.”

Burimi ushtarak i cili tha se ky kamion nuk ishte i pari dhe se edhe më parë janë konfiskuar kamion që shkonin te militantët, u shpreh se: “Goditja në logjistikën e terroristëve po ndihmon për të dobësuar grupet e armatosura në Guta Lindore. Disa ditë më parë, forcat speciale siriane kishin konfiskuar një automjet që po dërgonte në Lindje të Gutas municion, plumba, armë automatike dhe raketa.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne