Është rritur besimi i popullit palestinez ndaj rezistencës

Lëvizja Islamike e Rezistencës Palestineze (Hamas) tha se fitoret e fundit në Rripin e Gazës kanë çuar në rritjen e besimit të popullit plaestinez ndaj rezistencës.

Lëvizja Islamike e Rezistencës Palestineze (Hamas) tha në një deklaratë se se fitoret e fundit kundër regjimit sionist kanë çuar në rritjen e besimit të popullit plaestinez ndaj rezistencës.

Krahu ushtarak i Hamasit ka publikuar fotografitë e tetë ushtarëve nga forcat speciale të regjimit sionist të cilët janë duke e përgatitur një operacion shumë të rrezikshëm kundër lëvizjes së rezistencës në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Hamas, Hazim Kasim u shpreh kështu: “Mbledhja rreth Mitingut të Marshit të Kthimit me parullën e rezistencës na bashkon dhe na sjell fitore. Forca e rezistencës sjell të gjithë palestinezët drejt qëllimeve të kombit tonë.”

Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, Hazim Kasim u shpreh kështu: “Këmbëngulja e kombit tonë për t’u bashkuar me Marshin e Kthimit, vuri në dukje vendosmërinë e seksioneve të ndryshme të popullit për të arritur qëllimet e Marshit të Madh të Kthimit.”

Zëdhënësi i Lëvizjes Hamas, Hazim Kasim gjithashtu u shpreh se: “Pjesë të ndryshme të popullit palestinez i kanë dëshmuar të gjitha kombeve se pushtuesve iu kanë dështuar të gjitha projektet dhe planet dhe janë tërhequr prapa.”

Populli i Rripit të Gazës morrën pjesë në xhumanë e 36-të të protestave të Marshit të Madh të Kthimit me slloganin “Rezistenca na bashkon dhe na bënë fitimtar”.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne