Estlin: Ekonomia e Turqisë rritet më shpejt se ekonomitë e vendeve të Evropës

Kreu i Qendrës së Financës së Londrës, Peter Estlin bëri të ditur se ekonomia turke sot është e 13-ta në botë dhe shtoi: “Ekonomia turke përparon më shpejt se ekonomia në vendet e tjera të Evropës”.

Estiler mbajti një pjellim në panelin me temë “Përforcimi i bashkëpunimit Turqi-Mbretëri e Bashkuar në sektorët e financës dhe shërbimit pas Brexit-it”.

Ai rikujtoi se në vitin 2017 Anglia ishte tregu i dytë i eksportit të Turqisë.

Estlin tha se Turqia është partneri më i rëndësishëm tregtar për Anglinë dhe shtoi: “Marrëdhëniet e Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të mira. Këto marrëdhënie janë shumë të vjetra duhet t’i zhvillojmë edhe më shumë dhe ato”.

Duke bërë të ditur se Turqia ka një vendndodhje shumë të mirë, Estlin tha: “Turqia ndikon tek ne me diellin e saj. Në Turqisë vijnë shumë turistë nga Anglia. Shërbimi ndaj turistëve në Turqi është në nivel të lartë. Ne synojmë një vëllim tregtar me Turqinë prej më shumë se 20 miliardë dollarë. Ekonomia e Turqisë u rrit. Ajo tani radhitet e 13-ta në botë. Ekonomia turke përparon më shpejt nga ekonomitë e vendeve të Evropës”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne