Autoritetet në Etiopi kanë marrë masa për të rinjtë që janë futur në fazën finale të provimeve për studimet në shkollat e larta.

Për të shmangur çdo parregullësi në këto testime, autoritetet vendase kanë vendosur masën ekstreme të bllokimit të internetit deri më datë 8 qershor, atëherë kur përfundojnë të gjitha testimet.

Masa është marrë si kundërpërgjigjje ndaj rrjedhjes online të pyetjeve të provimit një vit më parë, që detyroi ministrinë vendase të arsimit që të bllokonte rrjetet sociale.

“Po marrim masat e nevojshme, sepse duam që studentët tanë të përqendrohen dhe të jenë larg trysnisë që shkaktojnë gjëra të tilla, si interneti”- tha Mohammed Seid, nga Zyra e Komunikimeve në qeverinë etiopiane.

12