Eugen Beci arreston muslimanët që të marri fonde nga amerikanët dhe për presion psikologjik

Ne profilin e tij të FaceBook, imam Armand Aliu ka bërë komentin e mëposhtëm në lidhje me arrestimin më të fundëm që i është bërë besimtarëve muslimanë në Shqipëri. Ai shkruan:

“Njëmbëdhjetë shtatori shqiptar”

“Nga 11 marsi 2014 per muslimanet e Shqiperise eshte dite e rendesishme njesoj si 11 shtatori 2001 per muslimanet e botës.
Me rrezimin e kullave binjake ne Nju Jork ju dha drita jeshile luftes kunder muslimaneve nen preteksin e luftes kunder terrorizmit. Arrestimet e 11 marsit 2014 ne Shqiperi ishin gjithashtu drita jeshile e luftes kunder muslimaneve shqiptar nen preteksin e luftes kunder terrorizmit. Qe nga ajo dite nuk kane pushuar asnjehere sulmet e ndryshme mediatike kunder muslimaneve por as arrestimet, ndalimet disa orëshe dhe thirrjet e besimtareve muslimane ne zyrat e antiterrorit.
Une vete personalisht per nje periudhe 2-3 vjecare kam qene objekt sulmi, shpifjesh dhe persekutimesh mediatike, dhe jo vetem.
Nuk mund te harrohen arrestimet e bujshme te kater besimtareve muslimane me akuzen se po planifikonin sulme terroriste ndaj skuadres izraelite. Pasi u mbajten ne paraburgim per nje vit, ata u vendosen ne arrest shtepie deri ne keto caste qe po flasim. Edhe pse akuzat ndaj tyre per pregatitje sulmesh terroriste u pushuan, ata vazhdojne te persekutohen akoma ne arrest shtepiak si te dyshuar per nxitje te urrejtjes fetare. Zgjatja kaq e gjate e hetimeve ndaj tyre eshte shkelje e ligjeve te ketij vendi pseudodemokratik dhe pseudolaik. Kjo me kujton gjithmone deklaraten e ish ministrit te jashtem Ditmir Bushatit kur tha se “per te ndaluar kete fenomen (ekstremizmin e dhunshem dhe terrorizmin) do ti shkelim edhe ligjet tona”. Problemi eshte se ligjet po i shkelin ndaj njerezve te pafajshem e jo ndaj dikujt qe vertete ka kryer ose pregatitur ndonje akt terrorist. Terrorizmi ne Shqiperi sot eshte veshur me petkun e pushtetit.
Nuk mund te harrohet gjithashtu as ndalimi i 200-300 besimtareve muslimane mengjesin e dites kur do te zhvillohej ndeshja Shqiperi-Izrael. Ata u mbajten ne qelitë e komisariateve te ndryshme ne kryeqytet dhe ne rrethe te ndryshme per me shume se 12 ore. Per kete nuk raportoi asnje media gjate gjithe asaj dite ndersa une kisha publikuar kete fakt qe paraditen e asaj dite. Ne darke pasi filloi ndeshja dhe u lane te lire disa prej te ndaluarve, vetem atehere foli tek-tuk ndonje media online. Per kete skandal askush nga organet e rendit nuk u prononcua e as kerkoi falje.
Perpara dhe pas kesaj historie jane thirrur nga antiterrori besimtare te ndryshem muslimane ndaj te cileve eshte ushtruar presion psikologjik e ne disa raste edhe kercenime. Une vete u thirra per tu pyetur e me pas per tu kercenuar nga mongolët e antiterrorit sic ishte rasti i shef Simonit (Edi Jahaj).
Ndersa sot paska qene rradha e dikujt tjeter prej muslimaneve te arrestohej. Nuk e njoh personalisht por me aq sa eshte shkruar ne media apo duket nga videot qe ai vete ka publikuar ne youtube, nuk duket dicka qe te kete lidhje me terrorizmin.
Nese stervitja e femijeve per te bere pompa eshte pregatitje per akte terroriste atehere i bej thirrje Eugen Becit te vije te me arrestoje edhe mua sepse femijet i kam pas çuar te sterviteshin te Klubi i Qitjes Studenti. Kete mund tja vertetoj edhe me certifikata. Per te pasur sa me shume fakte per te me akuzuar, Eugen Beci le te ruaje edhe nje kopje te videos qe kam filmuar te Poligoni Action Target duke bere qitje me pistolete dhe me rezultate me te mira sesa mongolët e seksionit qe ai drejton. Madje te ruaje edhe nje kopje te videos ku po beja qitje ne piatel me
Klubin e Gjuetareve te Durresit. Te dyja videot i ka te publikuara ne profilin tim. Per ti dhene edhe disa fakte akoma me shume Eugen Becit, pa filloj edhe vrapin nga kodrat e liqenit per te mbajtur trupin ne forme, ndoshta postoj edhe ndonje video duke vrapuar.

Arrestime te tilla per mendimim tim kane tre qellime kryesore:
1- Arsyetimi i Eugenit me shoke se po punojne dhe thithja e fondeve te huaja qe jepen nga SHBA per luften kunder terrorizmit.
2- Ushtrimi i presionit psikologjik ndaj gjithe besimtareve muslimane.
3- Largimi i vemendjes se opinionit shqiptar nga krimi i organizuar, vrasjet dhe ekzekutimet mafioze, grabitjet, vjedhjet, shperthimet me tritol ne shtylla tensioni te larte, makina ose banesa etj, qe po ndodhin dite e nate nen hunden e policise se Rilindjes me ne krye ish gjeneralin katolik Sander Lleshaj njesoj si ne periudhen e paraardhesve te tij.”/FB i Imam Armand Aliut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne