Eurodeputetët e BE-së diskutojnë mbi kërcënimin Muxhahedin El-khalq (MEK)

Ditën e martë më 10 prill në Parlamentin Evropian ishin një grup ekspertësh dhe përfaqësuesish të politikës shqiptare. Ata kërkuan ndihmën evropiane në parandalimin e dëmtimit të marrëdhënieve të brendshme dhe të jashtme të vendit të tyre prej organizatatës Muxhahedin El-khalq (MEK). Për të diskutuar problemin, eurodeputetet Ana Gomes dhe Patricia Lalonde organizuan një takim, tryezën e rrumbullakët me titull “Kërcënimi Muxhahedin El-khalq (MEK) në Shqipëri”.

Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues të UNHCR-së, politikanë të opozitës shqiptare, përfaqësues nga ambasada shqiptare, një delegacion shqiptar, përfaqësues të sigurisë së BE-së dhe gazetarë nga media të ndryshme.

Zonja Gomes u tha delegatëve se ajo e organizoi debatin sepse marrëdhëniet e BE-së me Iranin kanë një rëndësi të madhe, kryesisht për marrëveshjen JCPOA dhe për të drejtat e njeriut. Kjo është një qasje shumë e ndryshme nga ajo e MEK-ut i cili mbron ndryshimin e regjimit nga jashtë vendit.

Gomes sqaroi se ajo e kishte njohur MEK-un që në kohën kur organizata MEK qëndronte në Irak, shtetin ndaj të cilit grupi kishte ndërhyrë në punët e brendshme duke i shkaktuar dëme të medha. Bazuar në përvojën e saj si ish-diplomate në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, asaj iu kërkua të shkruante një raport mbi Irakun në vitet 2007-2008. Ajo zbuloi se MEK mbante peng marrëdhëniet politike të Irakut. Madje edhe një personalitet vizitor, zëvendës ndihmës i sekretarit të shtetit gjatë administratës George W Bush ra dakord se MEK ishte një organizatë e rrezikshme.

Gomes përmendi se si kreu i UNAMI-t, Martin Kobleri u përpoq të gjente dhe të zhvillonte një zgjidhje për Irakun, por ishte sulmuar shume fort nga MEK-u. Ai kuptoi se nuk mund të kishte qasje tek anëtarët për të zbuluar se çfarë donin ata si individë. MEK nuk i lejonte intervistat normale me UNHCR-në.

MEK ka burime të reja financimesh që pas rënies së Sadam Huseinit dhe është aktiv në Parlamentin Evropian (EUP). Disa kolegë u përpoqën të parandalonin takimin e sotëm. MEK duket se ka dorë të lirë në parlament për të lobuar. Unë po përpiqem ta gjej duke i kërkuar ndihmë presidentit të EUP-së, se cilët janë eurodeputetët që u japin atyre akses.

Para prezantimit të folësve, z.Gomes u tha delegatëve se kur ajo priti fituesin e Çmimit Nobel të Paqes Shirin Ebadin, ajo e pyeti atë nëse MEK ishte një grup i vërtetë opozitar. Ebadi ishte shumë i qartë se ky grup nuk kishte besueshmëri në mesin e iranianëve.

Nicola Pedde, nga Instituti për Studime Globale në Romë, dha një kontekst të hollësishëm të dilemës së Shqipërisë duke përshkruar se si ai kishte ndërhyrë me sukses në Itali për të ndalur fushatat mashtruese të MEK-ut për të korruptuar politikanët dhe për të nxitur debatin politik të Italisë mbi Iranin me informacionin e tyre të rremë dhe të padëshiruar mbi agjendën e ndryshimit të regjimit.

Kur MEK dhe Maryam Rajavi kishin qasje të lirë në parlamentin italian dhe ftoeshin nga agjenci të ndryshme qeveritare, ata mblodhën nënshkrime nga rreth 70% e deputetëve. Por, pas intervistimit të këtyre anëtarëve u konstatua se shumica e deputetëve nuk mbanin mend nënshkrimin ose atë për të cilën nënshkruan. Vetëm pesë anëtarë e mbështesin vërtet MEK-un. Kishte keqpërdorim të paditurisë së anëtarëve për çështjet e Iranit. Dokumente të tilla u përdorën për të rritur infiltrimin e MEK-ut brenda institucioneve ku ata mund të dëmtonin marrëdhëniet bilaterale midis Republikës Italiane dhe Republikës Islamike të Iranit. Tani Italia ka marrëdhënie të forta me Iranin, jo vetëm ekonomike, por edhe politike.

Kjo sjellje synonte që bizneset dhe politikanët të besonin se çdo marrëdhënie me Iranin do të ishte e rrezikshme ose do të sillte konflikt. Kjo preku parlamentin dhe mediat. Meqenëse MEK arriti në Shqipëri, është e qartë se po përpiqen të përsërisin saktësisht të njëjtat metoda atje. Ata po i afrohen deputetëve, mediave, analistëve dhe të gjithë atyre që kanë një rol ndikues në debatin politik dhe social të Shqipërisë. Shqipëria është një vend shumë i vogël me probleme ekonomike dhe sigurie që po rrezikon të përfshihet në diçka kundër interesave te tij kombëtare. Madje dy vjet më parë, pak shqiptarë e dinin edhe emrin e grupit. Tani ekziston mundësia për të ndikuar brenda parlamentit me informacione që prodhohen në mënyra të tilla që bëhen pengesë për interesat e vendit kundrejt qeverisë iraniane.

Në vend ekziston një kamp dhe një numër i madh njerëzish që mund të jenë aktivë në cdo kohë. Ato mund të ndikojnë në kompetencat e qeverisë në lidhje me qëndrimet e vendimeve të veta.

Nga përvoja jonë del një pyetje lidhur me këtë grup, se cili është qëllimi i tij përfundimtar? Nuk ka të ardhme për ta në Iran. Ata nuk e kanë aftësinë për tu afruar me popullatën iraniane. Grupi nuk ka asnjë aftësi për të luajtur një rol më të madh se ai që luan sot. Kjo ka të bëjë vetëm me ruajtjen e status quo-së, për të ruajtur forcën, paranë dhe lidhjen, por pa e përshkallëzuar atë deri në pikën e ndryshimit të vërtetë të debatit mbi Iranin. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme për ta dhe do të zbulonte faktin se nuk ka vend për ta në të ardhmen e Iranit. Ndikimi i tyre është i pashembullt në Evropë. Me qasjen e tyre si kult, aftësia e tyre për të dëmtuar debatin po rritet në atmosferën aktuale. Përvoja shqiptare është një tjetër aspekt i aftësisë së Evropës në trajtimin e grupit.

Olsi Jazexhi, Drejtor i Institutit të Medias së Lirë në Tiranë

MEK erdhi në Shqipëri me një marrëveshje sekrete mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare. Ata filluan të rekrutonin politikanë, muzikantë, studentë, anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë, madje edhe majtistë dhe komunistë dhe i paguanin që të vinin në eventet e tyre. MEK mori me qera banesa nga një prej bandave mafioze.

Kur disa prej anëtarëve të MEK-ut filluan që ta braktisnin grupin sepse nuk besonin më në Xhihadin e MEK-ut, unë dhe gruaja ime, e cila është avokate, u përpoqëm t’i ndihmonim. Populli shqiptar ka frikë nga dhuna e xhihadit dhe nuk duan që ata të rrinë në vendin e tyre. Ironia është se qeveria shqiptare i ndjek penalisht ata që duan të bashkohen me xhihadin në Siri, por nuk bën asgjë për të kufizuar MEK-un, gjë që e kanë diskutuar edhe mediat. Një çështje tjetër është se refugjatët nga vendet e tjera kanë treguar se duan të integrohen në shoqërinë shqiptare. MEK nuk do që të integrohet. Ata kanë ardhur si një organizatë terroriste dhe do të kryejnë akte terrorizmi në të ardhmen. Ata jetojnë në një kamp paraushtarak dhe udhëheqësja e tyre Maryam Rajavi çdo ditë thyen ligjin e Shqipërisë duke thirrur për xhihad kundër një vendi të huaj. Kjo ka bërë që muslimanët suni të pyesin, nëse MEK-ut i lejohet që të mund të ndjekë xhihadin, pse nuk mundemi ne?

Një problem tjetër është shantazhimi i mediave shqiptare. Kur Anne Khodabandeh kreu disa intervista në mediat shqiptare rreth asaj se kush ishte MEK-u, MEK iu afrua mediave dhe u tha, ne jemi MEK dhe ju nuk duhet t’i transmetoni këto intervista. Kjo është fyese, sepse ne kemi lirinë e plotë të fjalës në Shqipëri. Kur Top Channel transmetoi disa intervista me disa ish anëtarë të MEK-ut, të cilët thanë se donin ndihmë nga UNHCR-ja dhe qeveria shqiptare për deradikalizim, MEK akuzoi televizionin më të madh në Shqipëri për blerje nga Irani. Por MEK nuk pranon kurrë të debatojë me askënd.

MEK krijon lajme dhe informacione të rreme dhe i shpërndan ato në mediat shqiptare. Ata u munduan me anë të një nisme të tregonin se për shkak të takimit tonë sot në Parlamentin Evropian, po krijohej rreziku për një sulm terrorist kundër MEK-ut në Shqipëri.

MEK po sulmon edhe intelektualët. Shqipëria është një vend i tolerancës fetare. MEK dërgoi policinë e anti-terrorit për të prishur një festë fetare dhe për të arrestuar dy gazetarë veteranë iranianë me qëllim për t’i akuzuar ata për terrorizëm. Ky incident i turpshëm përfundoi vetëm pas ndërhyrjes të presidentit të vendit.

Parlamenti i BE-së, i cili ka ndikim të madh në Shqipëri, duhet t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të urdhërojë MEK-un që ta braktisë xhihadin e tij të dhunshëm, të integrohet në shoqërinë tonë dhe të pranojë vlerat e demokracisë. MEK duhet t’i japë fund kërcënimeve, thirrjeve për terrorizëm, gënjeshtrave, dezinformatave dhe lajme të rreme në Shqipëri. Ata duhet të çmontojnë organizimin paramilitar të tyre. Nëse Maryam Rajavi dhe personat si Struan Stevensoni nuk pajtohen me ne, ata duhet të merren vesh me ne në mënyrë demokratike. Ata duhet të vijnë dhe të debatojnë me ne. Kërkoj nga ju si evropianë që ta vini nën presionin maksimal qeverinë shqiptare që të na shpëtojë nga kjo organizatë shumë e çuditshme terroriste.

Migena Balla, avokate, studioja ligjore B & B në Tiranë

Avokatja Balla përshkruan se si ajo është përpjekur që ti ndihmojë anëtarët e MEK-ut që kanë lënë organizatën për të krijuar një jetë të re për veten e tyre. Ne kontaktuam UNHCR-në dhe agjencitë e tjera që mund ti ndihmonin, por ishte shumë e vështirë. Ne i kërkuam ndihmë Gjenevës për këta njerëz që nuk kanë status ligjor apo mbështetje ekonomike në Shqipëri. Më në fund morëm një intervistë me drejtorin e UNHCR-së në Shqipëri. Ai së pari tha që nuk mund të bëjë asgjë, vetëm se t’u ofrojë ushqim dhe strehim për gjashtë muaj. Ai nuk tha se çfarë do të ndodhte me ta pas gjashtë muajsh. Ai konfirmoi se qeveria shqiptare nuk u jep status ligjor këtyre njerëzve. UNHCR-ja ende heziton të merret me këta njerëz.

Në vend të këtyre, ata kanë marrë ndihmë edhe nga familjet e tyre. Ata që kanë familje më në gjendje, mbështeten, por ata që nuk e kanë këtë mbështetje flenë madje edhe në rrugë. MEK i paguan disa prej tyre, por meqë nuk kanë llogari bankare, ata i marrin paratë në dorë. Nuk është e qartë se si arrijnë këto para në Shqipëri.

MEK ka kontroll të plotë mbi anëtarët e tij. Nëse përpiqen të kontaktojnë me familjet e tyre, ata përjashtohen nga grupi. Çdokush që flet për ta akuzohet si agjent i Iranit. Pse nuk kundërshton njeri? Si mundet ju që nuk jeni shqiptarë, të vini në vendin tim dhe të më akuzoni si agjent të Iranit. Nuk më intereson Irani, por më intereson ajo që po ndodh në vendin tim, në Shqipëri. Veprimtaria e MEK-ut me kërcënimet e tij të xhihadit kundër Iranit, përfshirë amerikanët si Rudi Giuliani që vijnë dhe kërcënojnë hapur Iranin. MEK po kryen veprimtari të paligjshme në Shqipëri, vend i cili dëshiron të jetë anëtar i BE-së.

Si mund ta sjellë MEK-u demokracinë në Iran kur nuk ka vetë demokraci brenda vetes? Anëtarët e MEK-ut nuk janë të lirë të lëvizin, të punojnë ose të kenë një familje. Nuk mund t’u sigurohet atyre një jetë qytetare sepse nuk kanë status ligjor apo leje pune. Ata u sollën në Shqipëri vetëm me një copë letër. Ata janë të detyruar të qëndrojnë me grupin kundër vullnetit të tyre. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kontrollohen rreptësisht nga MEK. Kjo situatë është si me qenë një burg përpara syve tanë. Çdo ditë stërviten, vrapojnë. Si mund të besoj se ky grup nuk është një grup ushtarak që po trajnohet?

Një nga të afërmit që erdhi në Shqipëri për të kontaktuar me një nga familjarët e tij të organizates MEK u arrestua nga policia. Kjo e ndihmon MEK-un, sepse i bën njerëzit të kenë frikë.

Anne Khodabandeh, konsulente për de-radikalizim

Anne e filloi fjalën e saj duke folur për situatën e varrezave të MEK-ut në Irak dhe në Shqipëri. Në Irak, shumica e atyre qindra varreve dolën të rreme, përmbajtja nuk korrespondonte me gurët, disa nuk kishin trupa fare, të tjerë kishin dy ose tre. Shifrat zyrtare të anëtarëve të MEK-ut që kanë ardhur në Shqipëri janë gjithashtu të paqarta dhe të pasakta. Shtetet e Bashkuara ndaluan 3800 anëtarë në vitin 2003. Pas dhjetëra vitesh me probleme, ndarje, konflikte, vdekje natyrale, vetëvrasje si dhe vrasje, në shtator 2016 UNHCR solli gjithsej 2901 persona në Shqipëri. Deri në fund të këtij viti ky numër u zvogëlua në 2745.

Një raport i policisë i publikuar tregonte se numri i anëtarëve nuk ishte rritur. Sipas të dhënave të policisë shqiptare thuhet se janë më pak se 2500 anëtarë besnikë të MEK-ut. Shumica e tyre janë dërguar në kampin Ashraf 3. Këto shifra janë të rëndësishme sepse ne nuk e dimë se kush janë ata. Por senatori Robert Torricelli, një mbështetës i MEK-ut, pretendon se kampi Ashraf 3 ka 4.000 anëtarë gjithsej. Nga kanë ardhur?

Policia e vlerëson MEK-un si thellësisht të indoktrinuar, i cili ka marrë pjesë në luftëra dhe është i trajnuar për terrorizëm. Ata e dinë se grupi është i rrezikshëm, megjithatë ata nuk mund ta mbajnë dot nën kontroll. Falë punës investigative të gazetarit Gjergj Thanasi ne dimë se aktivitetet e MEK-ut në Shqipëri janë të paligjshme. Ata nuk kanë lishencë dhe nuk paguajnë taksa. Ai zbuloi gjithashtu se Amerika ka në plan që të sjellë më shumë xhihadistë në Shqipëri, kësaj here të vejat dhe jetimët e anëtarëve të vrarë të ISIS-it.

Gazetarët që filmuan kampin e ri nuk u lejuan të afroheshin. Edhe autoritetet shqiptare, duke përfshirë policinë dhe shërbimet e sigurisë, nuk lejohen që të futen brenda kampit pa lejen e MEK-ut. UNHCR nuk mund të hyjë dhe të kontrollojë gjendjen e njerëzve në kamp. Thanasi gjithashtu zbuloi përmes planifikimit të regjistrit të tokës se kampi Ashraf 3 do të ketë mure rrethues prej tre metrash të lartë, kulla vrojtimi, roje te armatosur, llogore mbrojtëse si dhe një fushë helikopterësh. Të gjitha këto ngjasojnë me një kamp ushtarak.

Anëtarët e MEK-ut nuk mund të largohen nga kampi vetëm se me leje ose nën shoqërim. Në realitet ata janë të bllokuar. Si brenda kampit ashtu edhe jashtë tij njerëzit jetojnë në kushte të skllavërisë moderne. Kjo do të thotë që njerëzit e MEK-ut që vijnë në Parlamentin Europian në të vërtetë janë skllevër. Ne jemi të njohur me idenë e skllevërve të seksit apo skllevërve të fermave të kanabisit, por këto janë një zhanër i skllevërve politikë. Ata nuk paguhen, nuk kanë të drejta, si pushime, pensione dhe kujdes shëndetësor. Atyre nuk u lejohet asnjë komunikim me familjet dhe nuk mund të ngrenë familje. Në fakt mund të themi se atyre u mohoet çdo e drejtë e Deklaratës së OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut.

Ne e dimë se shumica e anëtarëve të MEK-t duan që të largohen prej organizatës dhe do ta bënin këtë nëse do të kishin ndonjë vend ku të shkonin. Qeveria shqiptare nuk i mbështet ata. Mbështetja e UNHCR-së është shumë e kufizuar. Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin thotë se nuk është përgjegjës për ta, edhe pse ata janë shtetas të huaj të sjellë nga një vend i dytë në një vend të tretë.

Udhëheqësit e MEK-ut i mbajnë ata brenda në kamp të burgosur kundër vullnetit të tyre dhe me anë të manipulimit psikologjik. Pse i mbajmë këta njerëz nëse ka kaq shumë probleme? Arsyeja duhet të jetë që dy mijë vetë mbulojnë rreth pesëdhjetë anëtarë shumë të radikalizuar të cilët janë të trajnuar dhe të gatshëm që të vdesin dhe të vrasin sipas urdhërave. Problemi është se ne nuk e dimë saktësisht se kush janë ata, sepse asnjë prej tyre nuk ka identitet apo status ligjor të regjistruar në vend.

Qëllimi i MEK-ut është terrorizmi, ndryshimi i dhunshëm i regjimit. Kjo është arsyeja se perse ata qëndrojnë aty.

Maryam Raxhavi mund të bëjë atë që i pëlqen, të vrasë njerëz, t’i dërgojë sa këtej andej, kudo. Po në Evropë, kush është përgjegjës për ta? Kush duhet të përgjigjet për ata mbi ato që bëjnë?

Deputetja Patricia Lalonde bëri vërejtjet përmbyllëse.

Prania e MEK-ut në parlamentin e BE-së është shumë shqetësuese për shkak të historisë së tij të ndërhyrjes në punët e brendshme të Irakut. Kjo po ndodh edhe në Evropë. Në Francë dështimi për të kufizuar MEK-un në politikë ka rezultuar me probleme në marrëdhëniet franceze dhe iraniane. MEK-u nuk duhet të lejohet të ndërhyjë në politikë apo në marrëdhëniet ekonomike.

Ajo u tha delegatëve se në vitin 1998 si deputete në parlamentin francez dhe si feministe ajo kishte pasur pak simpati për çështjen e MEK-ut. Kur mori pjesë në një miting të MEK-ut, asaj iu tha se si të ecte dhe ku të qëndronte, veprime qe i dhanë asaj ndjesinë e të qenurit në një kult, si tek ‘1984-a’. Ajo i preu të gjitha lidhjet me MEK-un. Megjithatë, kur u zgjodh deputete një vit më parë, Lalonde u trondit pasi gjëja e parë me të cilën u përball ishte nje letër që duhej ta nënshkruante për MEK-un. “Thashë, O Zot im! Akoma qënkan gjallë”. Nuk është e pranueshme që ata të ndërhyjnë edhe në Parlament./eureporter/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne