Europianët besojnë se së paku një vend do të largohet nga BE në të ardhmen

Më shumë se gjysma e shtetasve gjermanë dhe italianë, si dhe pothuajse dy të tretat e britanikëve mendojnë se së paku një vend do të tërhiqet nga Bashkimi Europian në vitet e ardhshme, tregoi të enjten një sondazh i Ifop, pothuajse një vit pas referendumit të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.

E premtja shënon përvjetorin e parë të referendumit të Brexit, në të cilin shumica e shtetasve të Britanisë së Madhe mbështetën një vendim për t’i dhënë fund anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Kundër sfondit të referendumit, qeveria e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May filloi zyrtarisht proçesin e Brexit më 29 mars.

Pesëdhjetë e dy përqind e të anketuarve gjermanë dhe 57 përqind e të anketuarve nga Italia, së bashku me 64 përqind e britanikëve thanë se të paktën një shtet anëtar i BE-së mund të linte bllokun 28-vendesh në vitet e ardhshme.

Sipas sondazhit, 55 për qind e qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar, 50 për qind e italianëve, 42 për qind e të anketuarve francezë dhe 39 për qind e të anketuarve nga Gjermania besojnë se më shumë se një shtet do të merrte një vendim për t’u tërhequr nga unioni.

Sondazhi shtoi se në të njëjtën kohë 39 për qind e gjermanëve, 33 për qind e qytetarëve francezë, 32 për qind e të anketuarve nga Italia dhe 18 për qind e të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar thanë se asnjë vend nuk do të ndiqte Mbretërinë e Bashkuar në vendimin e tij për t’u ndarë.

Sputnik nisi projektin Sputnik.Polls në janar 2015 për të kryer sondazhe në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me kompanitë kryesore kërkimore Populus, Ifop dhe Forsa. Projekti përfshin sondazhe të rregullta mbi çështjet sociale dhe politike të profilit të lartë. / © Gazeta Imapkt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne