Evangjelistët pro-izraelitë deklarojnë se PKK-ja dhe izraelitët janë aleatët e vërtetë të SHBA-së në Siri

Ungjillorët dhe lobi izraelit, të cilët kanë një dominim të fortë në administratën amerikane, janë duke bërë përpjekjet e tyre maksimale për të penguar Presidentin Trump që të tërhiqet nga Siria.

Lideri ungjillor William Franklin Graham është drejtuesi i këtij lobi që pothuajse ka marrë nën kontroll Shtëpinë e Bardhë.

Pas vendimit të Trumpit për të tërhequr trupat nga Siria më 19 dhjetor, Graham shkroi në Twitter:

“Tërheqja e trupave tona kaq shpejt nga Siria ka potencialin për t’i vënë shumë njerëz në rrezik. E kuptoj se Presidenti Trump duhet të marrë vendime shumë të vështira që ndikojnë në jetët e njerëzve këtu dhe jashtë vendit. Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të lutemi për të dhe administratën e tij.”

Graham shpërndau një letër të shkruar nga mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila mbështetet nga SHBA-ja në Siri, dhe pohoi se tërheqja e trupave amerikane do të vinte në rrezik jetën e të krishterëve.

Mbi 100.000 të krishterë sirianë do të vriten ose do të shpërngulen nëse vendin do ta pushtojë Turqia. Xhihadistët turq i kanë përndjekur të krishterët dhe Yazidët e Afrinit në Sirinë veriperëndimore. Ata do të bëjnë të njëjtën gjë por në një shkallë shumë herë më të gjerë. Xhihadistët e njëjtë turq janë në gadishmëri dhe po presin që Shtetet e Bashkuara të largohen në mënyrë që të mund të na vrasin dhe të shkatërrojnë komunitetet dhe kishat tona.

“Realiteti është se ne nuk mund të fitojmë dhe të mbrojme popullin tonë pa forcat amerikane. Tani Turqia do që të na shkatërrojë ne të gjithëve,” thotë letra skandaloze.

Pastori pro-Izraelit e quan PKK-në aleat

Pastori John Hagee, themeluesi dhe drejtuesi i organizatës “Të krishterët e Bashkuar për Izraelin, gjithashtu e shpalli haptazi Turqinë si armike.

Hagee, i cili u lut në ceremoninë e lëvizjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, tha se PKK ishte aleat.

“Ne kemi në rajon aleatë tanë të vërtetë. Aleatë me të cilët jo vetëm që ndajnë interesat tona, por më e rëndësishmja, vlerat tona. Izraelitët dhe kurdët janë aleatët tanë të vërtetë në rajon dhe për shkak të tolerancës që shfaqin këta aleatë, ne ndihmojmë të krishterët e Lindjes së Mesme duke mbështetur Izraelin dhe kurdët,” tha Hagee.

Hagee sulmon Turqinë

Hagee vazhdoi të sulmonte Turqinë duke pretenduar se ishte një “forcë e së keqes”.

“Jam shumë i shqetësuar nga vendimi i fundit për të tërhequr trupat e mbetura amerikane që kanë bashkëpunuar së bashku me forcat kurde në Siri. Prania amerikane në rajon është një pengesë për të gjitha forcat e së keqes: Shteti Islamik [Daesh], Irani dhe përfaqësitë e tij, dhe Turqia,” tha Hagee.

“Jam i shqetësuar se pa praninë amerikane, armiqtë tanë, të njëjtat grupe dhe vende që do të kërkonin të sulmonin Izraelin dhe të persekutonin të krishterët e Lindjes së Mesme, do të gjejnë një hapësirë për të forcuar më shumë praninë e tyre në Levant si dhe për të sjellë shkatërrim mbi të krishterët e Lindjes së Mesme dhe kurdët,” tha ai.

Operacionet turke në Siri

Turqia ka dërguar kohët e fundit mijëra ushtarë dhe automjete ushtarake në Siri.

Dislokimi vjen pas lajmit suprizë nga Trump se Shtetet e Bashkuara do ti tërhiqnin trupat e tyre nga Siria. Lajmi erdhi pas një telefonate me Erdoganin në 14 tetor, në të cilën dy liderët ranë dakord mbi nevojën për një koordinim më efektiv për vendin e shkatërruar nga lufta.

Një mision i mundshëm në lindje të lumit Eufrat në Siri, të cilin lidershipi turk e ka sugjeruar prej muajsh, do të ndjekë dy operacionet e suksesshme ndërkufitare turke në Siri që filluan në vitin 2016, Operacioni Mburoja e Eufratit dhe Operacioni Dega e Ullirit. Të dyja operacionet kishin për qëllim të zhduknin praninë e YPG/PKK-së dhe terroristëve të ISIS-it në kufijtë e Turqisë.

PKK është listuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa YPG-ja është shtrirja e saj siriane./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne