Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së ultimatum Kosoves: menjëherë të pezullohet taksa

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer, ka bërë thirrje që Kosova ta pezullojë taksën ndaj produkteve të Serbisë.

Ai ka thënë në Zagreb se një marrëveshje e ardhme Kosovë-Serbi për njohjen e ndërsjellë mund të përfshijë korrigjimin e kufirit.

“Ne nuk avokojmë (nuk angazhohemi), por që nuk e përjashtojnë një marrëveshje në mes të dyja vendeve që mund të përfshijë gjëra të tilla”, ka thënë Palmer para gazetarëve, shkruan Vecernji.hr.

“Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina do të duhet ta pezullojë taksën, qoftë edhe për 120 ditë apo 150 ditë. Kjo duhet të ndodhë menjëherë”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin qilimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Mosmarrëveshjet në mes të dy palëve janë burim i mosstabilitetit dhe normalizimi i tyre përforcojnë mundësinë e integrimit evropian për të dy vendet. Ne përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE dhe besojmë se çdo marrëveshje duhet të bëhet në nivel lokal që do të ishte gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme”.

“Thelbi i kësaj është njohja reciproke e të dy shteteve: Njohja e Kosova nga Serbia si shtet i pavarur dhe njohja e Serbia nga Kosova si vend fqinj”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne