Evropa duhet ta marrë shembull Turqinë

Zyrtarja e Programit të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) për Luftën Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Claire Healy, bëri të ditur se Bashkimi Evropian duhet të marrë si shembull Turqinë, e cila mirëpret 3,5 milionë refugjatë sirianë.

Healy, e cila ndodhet në Stamboll për punimet e “Fazës së 2-të të programit të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore” që po realizohet nga ana e ICMPD, bëri disa vlerësime në lidhje me refugjatët sirianë.

Duke vënë në dukje se viteve të fundit është shënuar një valë e rëndësishme e migrimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor në drejtim të Evropës, Healy tha se njëra prej arsyeve kryesore të kësaj janë trazirat që po jetohen në Siri, e cila po ballafaqohet me një krizë humanitare.

Healy bëri të ditur se Turqia ka lëshuar leje të punës për sirianët dhe në këtë mënyrë përmbushi një pjesë të sistemit të mbrojtjes së përkohshme dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen duke thënë se Turqia, e cila mirëpret një numër të madh të refugjatëve, ka hedhur shumë hapa në këtë drejtim.

Claire Healy gjithashtu preku edhe në kritikat e Presidentit Erdogan se Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndihma të mjaftueshme për refugjatët sirianë dhe vijoi me këto fjalë: “Në vendet evropiane aktualisht ndodhen afërsisht 1 milionë refugjatë sirianë. Këtu bëjmë fjalë për Bashkimin Evropian me afërsisht 500 milionë banorë. Nëse kjo krahasohet me numrin e refugjatëve të strehuar në Turqi shohim se kjo është një shifër shumë e ulët. BE-ja nuk ofron përkrahje të mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi. Edhe unë si një evropiane kamë ankesa për këtë. Turqia, e cila mirëpret refugjatët sirianë, duhet të jetë shembull për vendet e BE-së”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne