Bota

Evropa reagon kundër Trumpit: Lirimi i terroristëve të huaj në Siri s’do të ishte në dobi të askujt

Disa ministra evropianë, të cilët po qëndrojnë në Bruksel në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, iu përgjigjën Trumpin në lidhje me komentin ku ai thoshte: “Duam që Anglia, Franca, Gjermania dhe disa aleatë të tjerë evropianë të marrin në dorëzim dhe të gjykojnë 800 anëtarët të organizatës terroriste DAESH, të cilët ne i kemi kapur në Siri. DAESH-i është duke marrë fund. Alternativa tjetër e pakëndshme është të detyrohesh t’i lësh ata të lirë.”

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Jean Asselborn, deklaroi se ky (gjykimi i anëtarëve të organizatës terroriste DAESH) është një problem

“Si Evropë, ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Nëse duam të gjejmë një zgjidhje të logjikshme, atëherë duhet ta diskutojmë këtë çështje. S’duhet të postojmë në ‘Twitter’ sipas qejfit. Kjo nuk është e arsyeshme”, u shpreh ai.

Kurse ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha se kjo nuk është aq e lehtë sa mendohet në SHBA.

“Duhet të fillohen procedura ligjore kundër personave me origjinë gjermane në Siri dhe të kuptohet se sa janë përzierë ata me DAESH-in”, potencoi ai.

Maas shtoi se këta persona në Siri mund të kthehen në Gjermani vetëm nëse bëhet e mundur që ata të mbyllen menjëherë në qeli.

Ndërsa kryediplomatja austriake, Karin Kneissl, vuri në pah se nuk janë në gjendje ta kuptojnë kërkesën e Trumpin dhe se lirimi i terroristëve të huaj në Siri s’do të ishte në dobi të askujt.

Peter Szijjarto, ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, tërhoqi vëmendjen nga ana e tij se pengimi i kthimit në Evropë të terroristëve të huaj që luftojnë në Siri, është ndër “problemet më të mëdha” të Evropës./ trt

OPINIONE