Ezani buçet në TV-të shtetërore të Zelandës se Re, kryeministrja Ardern citon Profetin Muhamed: pse jemi një trup!

Xhumaja e parë në Zelandë të Re një javë pas sulmit terrorist mbi dy xhami në Christchurch në të cilat u vranë 50 dhe u plagosën po aq muslimanë, u shënua me transmetimin e ezanit drejtpërdrejt në mediat shtetërore Radio “Zelanda e Re” (RNZ) dhe Televizionin “Zelanda e Re” (TVNZ).

Pasi përmes emetuesve publik u emetua ezani për namazin e xhumasë, në tërë vendin u mbajt një dy-minutësh heshttje për të vrarët.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ishte pranishme në faljen e namazit të xhumasë në parkun Hagley në Christchurch.

Ardern, në një fjalim të shkurtër të saj, citoi një thie të Profetit Muhamed se të gjithë besimtarët janë një trup.

“I dërguari Muhamed ka thënë: ‘besimtarët janë të dhembshur për njëri-tjetrin. Nëse një pjesë e trupit është e sëmurë, edhe pjesët e tjera të trupit i bashkangjiten dhimbjes’. Zelanda e Re është me ju. Në pikëllim ne jemi një”, tha Ardern.

Imami i xhamisë Linwood, Alabi Lateef Zirullah, thirri ezanin, ndërsa hutben e mbajti imami i xhamisë Alnoor, Gamal Fouda, duke falënderuar kryeministren dhe ëeverinë e Zelandës së Re dhe gjithë qytetarët për mbështetjen e treguar.

Duke theksuar se terrorizmi nuk ka ngjyrë, fe he komb, ai tha se pas sulmit terrorist u tregua se Zelanda e Re është e pamposhtur.

“Bota te ne mund të sheh shembullin e dashurisë dhe unitetit. Zemra na është thyer, por nuk jemi të mposhtur”,tha ai.

Një numër i madh i grave në Zelandë të Re iu përgjigjën thirrjes së kryeministres Ardern dhe në shenjë solidariteti me muslimanët vendosën shami.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne