EZANTASH (EZAN-TASH)

Nga: Nexhat Ibrahimi

Ezan-tash është kompozitë hibride e ndërtuar nga gjuha arabe dhe turke. Ezan-tashi është guri nga thirret ezani, e që në disa xhami gjendet i vendosur në një vend të përshtatshëm në oborrin e xhamisë. Ai shërben në vend të minares, nëse për ndonjë arsye (dimër i fortë apo ndonjë luftë), nuk bëhet ngjitja lart në minare. Madhësia e tij ka qenë sa dimensioni i arshinit në ndërtimtari, ose rreth 75 cm.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne