Facebook i bllokon llogarinë për 30 ditë, arsyeja: Vargu nga Bibla shkel standardet e komunitetit

nga Joe Newby.

Në fillim të kësaj jave, Bob Unruh nga WND (shtyp i lirë për njerëz të lirë) tha se Facebooku, faqja sociale e cila ndonjëherë quhet edhe “censura më e rrezikshme në botë”, nxorri një ndalim 30-ditor dhe i tha shkrimtarit dhe blogerit të krishterë Julio Severos se një varg i Biblës i publikuar prej tij shkelte standartet dhe të drejtat e komunitetit.

Vargu në fjalë ishte Levitiku 18:22, në të cilin Zoti thotë: “Mos gënjeni njeri ashtu sikurse dikush gënjen një femër; kjo është e neveritshme”.

Disa përkthime përdorin edhe fjalën “e urryer”, shpjegon Unruh. Sipas Unruh, Facebooku po e dënon Julion për postimin e vargut biblik të Levitikut 18:22 në gjuhën portugeze, “Não de deitar de comercial, como se fosse mulher; abominação é.”
Një kërkesë e WND-së për koment dhe përgjigje nga Facebook rezultoi vetëm me një përgjigje të automatizuar me udhëzime se si duhet të postosh, të hedhësh foto dhe informacione të tjera të lidhura me mediat.

Facebook i dërgoi një mesazh Severos ku i thoshte: “Ne të kemi fshirë diçka që ke postuar. Duket si diçka që ti ke postuar nuk përputhet me standardet tona të komunitetit. Ne i fshijmë postimet që sulmojnë njerëzit bazuar në racën e tyre, përkatësinë etnike, origjinën, përkatësinë fetare, orientimin seksual, gjininë dhe aftësinë e kufizuar. Levítico 18.22: Não de deitarás com homem, como se fosse mulher; abominação é.”

Severo tha se vargu ishte vendosur së pari në vitin 2015, tre vjet më parë. “Me qëllim apo pa qëllim, Facebook e trajtoi Levitikun 18:22 si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj njerëzve bazuar në orientimin seksual dhe në gjininë e tyre.” Kjo tregon se Facebook e trajton Biblën si një libër kriminal”, tha ai. “A ka udhëzime Facebooku të cilat paralajmërojnë përdoruesit se Bibla është një libër kriminal? “Çfarë ka Facebooku me Biblën dhe me ata që përmendin vargjet e saj? Çfarë ka Facebooku në mënyrë specifike kundër Levitikut 18:22, një vargu të famshëm biblik? ” pyet Severo.

Por ka edhe më. Sipas Severos, që momentalisht i është ndaluar aksesi në Facebook për një periudhe 30 ditore që prej 28 janarit, në gusht të vitit 2013 kishte publikuar një shkrim ku tregonte keqpërdorimet e fondeve publike nga një grup i njohur homoseksualësh në Brazil. Facebook priti fiks 5 vjet për të më njoftuar se shkrimi im kishte përmbajtje “ofenduese”. Kështu që tani jam nën një ndalim të detyrueshëm 30-ditor. Ky është ndalimi im i tretë në vetëm gjashtë muaj. Kjo do të thotë se brenda 3 muajve në gjashtë muajt e fundit, llogaria ime në Facebook është bllokuar për shkak të censurës.

Atij gjithashtu do i vinte cudi nëse shefi i Facebookut Mark Zuckerberg do mendonte se kompania e tij “tani është më e madhe dhe më e rëndësishme se shkrimet e shenjta hebraike dhe të krishtera … ”

Xhorxh Uashingtoni, presidenti i parë i SHBA-së tha, “është e pamundur të qeverisim me drejtësi një popull pa Zotin dhe Biblën”, shton Severos.

A do ti fshihte Zuckerbergu dhe kompania e tij postimet me permbajtje biblike në qoftë se do të kishte një llogari në Facebook?

Pyetje e mirë…

Unruh më tej shkruan:

Duket që kompania sulmon të krishterët, thotë Severo. Ai vë në dukje se “fotografitë e kriminelit komunist Che Guevara, i cili vrau njerëz, përfshirë edhe homoseksualët, vazhdojnë të mbeten pa problem në të gjithë rrjetin social të Facebook-ut, sikur imazhi i tij ndyrë të mos e meritonte dëbimin nga Facebook për krimet e tij”.

WND raportoi në dhjetor se një inspektim i pavarur i praktikave të Facebook-ut në lidhje me imazhet që përshkruanin dhunë dhe deklaratat me permbajtje fyese, zbuloi se në afërsisht gjysmën e rasteve të ekzaminuara, kompania kishte pranuar se duhet të kishte vepruar më mirë.

Severo nuk është i vetmi i krishterë që sulmohet nga Facebook, siç kemi raportuar këtu. Ai ka shumë të drejtë. Për të krishterët, Bibla në tërësinë e saj, konsiderohet fjala hyjnore e pandryshuar e Perëndisë, ashtu si edhe Kurani konsiderohet i shenjtë për muslimanët.

Nëse një libër i shenjtë konsiderohet i shenjtë nga Facebook, a nuk duhet të konsiderohet i tillë edhe tjetri? Vihet re se në mjaft persona fetarë, shkrimet e tyre përkatëse konsiderohen dhe shikohen më ndryshe nga platforma e mediave sociale se sa shkrimet e disa të tjerëve.

Si rezultat i censurimit të vazhdueshëm të të krishterëve, Rich Penkoski, pastor i luftëtarëve për Krishtin, krijoi SocialCross, një faqe sociale e orientuar për të krishterët./conservativefiringline/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne