Facebook synon të ofrojë edhe shërbimin e klientit për bankat

Kompania Facebook ka hapur bisedimet me disa nga bankat më të rëndësishme botërore, për të negociuar ofrimin e shërbimit të klientit nëpërmjet rrjetit social.

Lajmin e kanë dhënë përfaqësues të kompanisë, të cilët treguan se synojnë që nëpërmjet Messenger-it, të mund të bëjnë lidhjen e klientit, me oficerët e shërbimit të bankave.

Ky shërbim synohet të arrihet nëpërmjet lidhjes së llogarisë bankare me Facebook-un apo Messenger-in personal, ndërsa më pas do të ofrohej automatikisht shërbimi për klientin dhe do të lejonte kryerjen e shumë veprimeve.

Gjithsesi debati edhe në këtë rast lidhet me privatësinë e llogarive bankare, pasi nëse i jepet akses rrjetit social, atëherë Facebook mund të marrë një sërë të dhënash mbi transaksionet.

“Ne nuk do ta përdorim këtë informacion përtej asaj që duhet për të ofruar shërbimin e klientit. Ne e kemi të qartë se pjesa më kritike e këtij bashkëpunimi, është të ruajmë informacionin dhe t’i bëjmë njerëzit të ndjehen të sigurt”, tha Facebook nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Burimi: Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne