Facebooku hyn në aleancë me këshillin luftënxitës të Atlantikut, “lobin e NATO-s që mbron demokracinë”

nga Elliott Gabriel.

Facebook shpreson që një aleancë e re me Këshillin e Atlantikut – një institucion lider i studimeve strategjke që shihet si një agjenci de facto e lidhjeve me publikun për qeverinë amerikane dhe aleancën ushtarake të NATO-s – jo vetëm që do të zgjidhë cështjet e “lajmeve të rreme” dhe polemikat mbi “dizinformimin” por do të ndihmojë edhe bllokun e fortë të mediave sociale që të luajnë “një rol pozitiv” në sigurimin e demokracisë në nivel global.

Sipas një deklarate për shtyp të kompanisë, partneriteti i ri do të sigurojë në mënyrë efektive që Këshilli i Atlantikut të shërbejë si “syri dhe veshi” i Facebookut. Me një lidership të përbërë nga oficerë ushtarakë në pension, ish-politikëbërës dhe figura të larta të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara si dhe elitat e biznesit perëndimor, roli i Këshillit të Atlantikut për kontrollin e rrjetit social duhet të shihet si një zaptim virtual i Facebookut nga shteti imperialist dhe nga lista e gjatë e super të pasurve dhe e donatorëve të korporatave.

Ky partneritet është më i fundit i atyre planeve të qëndrueshme të njoftuara nga kompania Menlo Park me bazë në Kaliforni për trajtimin e polemikave që rrethojnë rolin e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Kompania është zhytur në skandalin që rrjedh nga pretendimet për “ndërhyrjet në zgjedhje” përmes rrjetit social – ku zakonisht përmendet edhe qeveria ruse dhe shtrihet që nga aktivitetet në mediat e pavarura deri tek vjedhjet e të dhënave të përdoruesve të Facebook nga firma e konsulencës politike Cambridge Analytica.

Njoftimi duhet të lëvizë këmbanat e alarmit duke marrë parasysh listën e sponsorëve të Këshillit të Atlantikut që përfshin kontraktorët që përfitojnë nga luftrat, agjencitë e rreshtuara në krahun e Uashingtonit dhe Pentagonit, tiranët arabë te vendeve të Gjirit, korporatat kryesore transnacionale, markat e mirënjohura filantropike perëndimore si Carnegie, Koch, Rockefeller dhe Soros. Edhe vetë emri i grupit ka si qëllim që të të kujtojë Këshillin e Atlantikut të Veriut, organin më të lartë vendim-marrës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Njoftimi i bërë pak kohë më parë në një postim të Facebookut shpjegonte se ekipet e sigurisë për politikën dhe rrjetet sociale do të bashkërendojnë punën e tyre me laboratorin dixhital të hulumtimeve të Këshillit të Atlantikut (DFRLab) për të analizuar “në kohë reale kërcënimet, depërtimet dhe përditësimet që vijnë se dhe fushatat dizinformuese që vijnë nga e gjithë bota.”

Tek punonjësit e DFRLab përfshihet edhe aktivisti i pro-luftës Eliot Higgins, i cili fitoi famë nga dokumentari Bellingcat dhe Ben Nimmo, një bashkëpunëtor i lartë për mbrojtjen e informacionit në Këshillin e Atlantikut, i cili fitoi famë me akuzat e tij të pabaza se disa përdorues në Twitter kishin qënë në realitet një ushtri kibernetike ruse.

Duke shpjeguar mbi vazhdimësinë e politikave globale të Facebookut, drejtoresha e informimit Katie Harbath thotë: “Kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të “syve dhe veshëve” të cilët na duhen për të vërejtur abuzimet e mundshme në shërbimin tonë, na mundësojnë për të identifikuar më mirë mangësitë e sistemeve tona, largojnë pengesat dhe na sigurojnë që Facebooku luan një rol pozitiv gjatë zgjedhjeve nëpër botë.”

“Ne e dimë se trajtimi i këtyre problemeve në mënyrë efektive kërkon gjithashtu politikat e duhura dhe strukturat rregullatore, në mënyrë që qeveritë dhe kompanitë të mund të ndihmojnë në parandalimin e abuzimeve, duke siguruar gjithashtu që njerëzit të kenë një zë përgjatë zgjedhjeve. Rrjeti i liderëve të Këshillit të Atlantikut është i vendosur në mënyrë specifike për të na ndihmuar ne të gjithëve që të mendojmë përmes sfidave me të cilat do të përballemi në të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë “.

Misionet monitoruese të njësisë së kërkimit digital të insitucionit për studimet strategjike do të përgjohen gjithashtu nga rrjeti social gjatë zgjedhjeve dhe gjatë “momenteve të tjera të ndjeshme” në mënyrë që ti lejohet Facebookut mundësia për të monitoruar zonat dhe keqinformimet e supozuara gjatë ndërhyrjeve të huaja.

Kush është Këshilli i Atlantikut?

Këshilli i Atlantikut kohët e fundit u dëgjua në lajme për marrjen e një donacioni me vlerën e 900,000 dollarëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit për një program mbi “mbështetjen e rrjetit në Procesin e Paqes” që promovonte zgjidhje për konfliktet e dhunshme në mbështetje të opozitës së shpërndarë të Venezuelës, me të cilën këshilli gëzon lidhje të ngushta. Këshilli mbron armatosjen e militantëve ekstremistë në Siri dhe gjithashtu mbron një politike të ashpër kundër Rusisë.

I themeluar në vitin 1961 nga ish-sekretarët e Shteteve të Bashkuara Dean Acheson dhe Christian Herter, Këshilli i Atlantikut i Shteteve të Bashkuara fillimisht ishte konceptuar si një mjet për të nxitur mbështetjen për aleancën e NATO-s në periudhën e Luftës së Ftohtë, e cila ishte formuar në vitin 1949 si bazë për sigurinë euro-atlantike gjatë garës pas Luftës së Dytë Botërore me Bashkimin Sovjetik. Dhjetëra këshilla të ngjashme me atë të Atlantikut u krijuan si përfundim në të gjithë shtetet e NATO-s dhe shtetet për Partneritetin me Paqen.

Këshilli është pjesë e Organizatës të Traktatit të Atlantikut, një degë e NATO-s që pretendon të bashkojë “udhëheqësit politikë, akademikët, zyrtarët ushtarakë, gazetarët dhe diplomatët në përpjekje për të shtuar vlerat e parashtruara në Traktatin e Atlantikut të Veriut, përkatësisht: demokracia, liria, paqja, siguria dhe sundimi i ligjit”.

Në përgjithësi, grupe të tilla si Këshilli i Atlantikut kanë për qëllim sigurimin e legjitimitetit të politikave amerikane dhe ekonomisë neoliberale në sytë e audiencës botërore dhe akademikëve, pavarësisht nëse jetojnë në “demokracitë e përparuara” (qendrat imperialiste) apo në “demokracitë në zhvillim” ( popullsitë post-koloniale dhe ekonomikisht të shfrytëzuara).

Organizata dhe institucione të studimeve strategjike të ngjashme janë edhe Instituti Brookings, qëndra the Carnegie Endowment for Peace, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (the Council on Foreign Relations), Qendra e Harvardit për Çështjet Ndërkombëtare, Komisioni Trilateral, Qendra Wilson si dhe të tjera organizata pro-imperialiste.

Institucionet e tilla gëzojnë mbështetje të konsiderueshme financiare nga Uashingtoni, qeveritë e NATO-s dhe korporatat transnacionale me qëllim të avancimit të studimeve që legjitimojnë intervenimin “euroatlantik” dhe “ndryshimin e regjimeve” të mbështetur nga perëndimi; përhapjen e vlerave kulturore dhe ideologjike të imperializmit; demaskimin e politikave që favorizojnë zhvillimin e pavarur dhe rishpërndarjen e të ardhurave tek popujt që historikisht kanë qënë të shpronësuar dhe të shfrytëzuar.

Me “lidershipin suprem” të Këshillit të Atlantikut me seli në Uashington, grupi vepron sikurse shërbimet diplomatike amerikane: Ivy Leaguers i gjakut blu, Duke, Georgetown, Harvard, Princeton dhe Yale, të cilët përgjithësisht janë të angazhuar pas Atlanticizmit, demokracisë Xhefersionane, ndërhyrjes liberale dhe idesë se interesat imperialiste të SHBA-së në përgjithësi përputhen me ato të pjesës tjetër të botës. Një shikim i përciptë në bordin aktual konsultativ të Këshillit zbulon një liste me politika të jashtme të “kthjellëta”dhe homologët e tyre miqësorë me amerikanët. Eventet dhe konferencat e mbajtura nga Këshilli i Atlantikut janë një ndalesë e rregullt për delegacionet e huaja ushtarake, diplomatët e lartë dhe krerët e shteteve që vizitojnë Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.

Këshilli i Atlantikut vepron gjithashtu si një grup lobues në NATO. Lista e sponzorëve aktualë të publikuar nga Këshilli i Atlantikut tregon një grup të gjerë të palëve të interesuara që mbështesin grupin, duke përfshirë ministritë e jashtme dhe ushtritë e disa shteteve të NATO-s dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara së bashku me ushtrinë amerikane, Forcën Ajrore dhe Marinës. Donatorë të tjerë, siç është fondacioni jofitimprurës “United Minds for Progress”, i cili eshte i fokusuar tek Turqia, mund të përshkruhet fare mirë si i errët për shkak të lidhjeve të tij të dyshimta me industritë e energjisë.

Sipas The New York Times, rreth 25 qeveri të huaja kanë dhuruar dhjetëra milionë dollarë për këshillin nga viti 2008 deri në 2013. Këtu përfshihen qeveritë e Japonisë, Kazakistanit, Turqisë, Arabisë Saudite dhe de facto ambasada amerikane e Tajvanit. Këto donacione te tilla kanë bërë që të kritikohen politikat etike të institucionit te studimeve strategjike dhe pajtueshmëria me angazhimin e tij të deklaruar për “sundimin e ligjit,” demokracinë dhe “vlerat e tjera euro-atlantike”.

Mbështetës të tjerë janë:

Manjatët dhe emirët e pasur të vendeve të Gjirit, përfshirë qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, kompania kombëtare e naftës në Abu Dhabi, kompania Crescent Petroleum (Sharjah), miliarderi libanezo-saudit Bahaa Hariri, Kompania Ndërkombëtare e Investimeve të Naftës (Abu Dhabi), dhe grupe të tjera të ndryshme individësh.

Ndër të tjera jane edhe korporata të mëdha shumëkombëshe si 21 Century Fox, Chevron, Coca-Cola, Crescent Petroleum, Dow Chemicals, ExxonMobil, Google, Hanes, Microsoft, Panasonic, Pfizer, QUALCOMM, Royal Dutch Shell, Saab, Sony dhe Walmart.

Mbështetës janë edhe Firmat dhe bankat e menaxhimit të aseteve / konsulencave, përfshirë Bankën e Amerikës, Grupin Blackstone, Holdings HSBC, JPMorgan Chase & Co., MetLife dhe Zurich Insurance Group Ltd.

Gjithashtu janë edhe kontraktorët më të mirë ushtarakë si Airbus, Beretta USA, Boeing, Elbit Systems of America (një degë e një firme izraelite), Lockheed Martin, Northrop Grumman dhe Safran i Francës.

Partneriteti midis Facebookut dhe Këshillit të Atlantikut është padyshim një përpjekje për të siguruar kapjen nga fuqitë dominuese imperialiste të ushtarakëve, korporatave shumëkombëshe, bankave dhe filantropistëve – të cilët ndihen të kërcënuar nga rrjedha e pakufizuar e informacionit dhe narrativave anti-sistemikë në mediat sociale.

Kapitalizmi, Shteti dhe Facebooku

Skandalet e Facebook-ut ku përfshihen “lajmet e rreme” dhe skandali me Cambridge Analytica, detyruan kompaninë që të përballet me kërcënimin e rregullave të reja në Evropë dhe Amerikën e Veriut, rënien në treg dhe dëmetimet e menaxhmentit të kompanisë. Megjithatë Facebooku, ashtu sikurse kolegu i tij i luginës së Siliconit Google, është rikthyer përsëri me premtimet për partneritete të reja me grupet e mediave tradicionale për të goditur lajmin e rremë; mënyra të reja për të varrosur mediat e pavarura nëpërmjet “censurës algoritmike” dhe madje një politikë të re që do të “sigurojë transparencën për reklamat politike” duke njoftuar përdoruesit se organizatat e lajmeve janë në fakt reklamuesit.

Siç ka qënë ashtu do të jetë. Ngjashëm me modelin komercial të pronësisë së monopolizuar dhe kontrollit editorial gjatë kohës kur televizionet, radiot dhe gazetat mbretëruan mbi peizazhin mediatik, korporatat e reja mediatike dhe platformat e rrjeteve sociale po lidhen në mënyrë të pazgjidhshme me organizatat e fuqishme të biznesit, institutet e mirë-formuara te studimeve strategjike, organizatat bamirëse dhe korporatat e mëdha me buxhete të mëdha reklamash, ndërsa audiencat ose grupet e përafruara me interesin publik lihen jashtë.

Ndërsa shumica e përdoruesve të mediave në gjuhën angleze mund të gjenden në Facebook, adoptimi i VKontakte, Weibo ose platformave të tjera sociale nga organizatat e lajmeve të pakënaqura, vështirë se është një alternativë e besueshme për arritjen e audiencave. Ndërkohë publikimet progresive dhe të pavarura, të izoluara dhe të turpëruara nga te shenjestruarit si “lajme të rreme”, praktikisht të kriminalizuara si propagandistë që i shërbejnë ndërhyrjeve të huaja, të zhvlerësuar ose të azgjesuar nga algoritmet, të privuar nga burimet financiare dhe përfundimisht edhe lexuesit, përballen me mundësinë e rritjes së falimentimit.

Duke u parë se mbartës për kërcënimet e mundshme për hegjemoninë kulturore, ideologjike dhe politike të klasës sunduese, baronët e mediave të luginës së Siliconit gjithnjë e më shumë po vihen në gjunjë nga politikëbërësit militaristë të korporatave dhe institucionet e studimeve strategjike të Uashingtonit.

Ashtu siç tregohet nga aleanca e re me Këshillin e Atlantikut, crregullimet e rrjeteve sociale po bëhen shumë shpejt të padallueshme edhe nga vetë shteti. Në mënyrën tipike amerikane, pluralizmin autentik dhe në të ashtuquajturin “treg i lirë i ideve” po shtypen nga zotëruesit e kapitalit në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe sigurimit të sigurisë kombëtare./mintpressnews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne