“Fajin e ka Saliu” Rama flet për uljen e dënimit për Dritan Dajtin, kërcënon gjyqtarët

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me dënimin e ulur tashmë për Dritan Dajtin, personi i cili vrau vite më parë 4 efektivë të policisë së shtetit.

Gjatë një takimi me banorë të Rrëshenit, Rama u shpreh se Dritan Dajti ishte një njeri i afërt me Sali Berishën, një skenar që kryeministri e “aplikon” prej 5 vitesh qeverisje. Po ashtu bëri dhe me rastin e pranimit të gjykimit të shkurtuar nga Apeli i Krimeve të Rënda, që solli kësisoj uljen e dënimit për Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Më tutje Rama ka akuzuar rëndë duke thënë se çështja në fjalë nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit por me faktin se kemi të bëjmë me gjyqtarë të korruptuar, që kryeministri i ka cilësuar si njerëz pa fe, ndërgjegje apo atdhe.

“Nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit por me gjyqtarë të korruptuar. Gjyqtarët po kryejnë akt kriminal pasi rivranë 4 policë. Nuk do t’i ndahemi kësaj çështje dhe besoj se do arrijmë ta zhbëjmë këtë vendim. 

Drejtësinë e drejtë e kanë penguar politikanë dhe prokurorë si këta. Më akuzojnë se Dritan Dajti kishte lidhje me mua, ndërkohë që që në kabllogaramët dhe raportin e ambasadës amerikane është e shkruar se vrasësi është i lidhur me Saliun. Këtu kthehen përmbys dhe zien kazani çdo natë me gjithfarë shpifjesh dhe monstruozitetesh duke dashur të dëshpërojnë njerëzit. Këta njerëz kriminelë me kostum dhe kravatë nuk ndalen sepse janë mësuar 30 vjet të bëjnë të njëjtën gjë duke vjedhur qytetarët, rivrarë të vrarët dhe përdhunuar vajza të reja.”-tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne