Fakulteti i Studimeve Islame të Kosovës mundi në debat Universitetin Utah të Amerikës

STUDENTËT E FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME PJESMARRËS NË “QATAR DEBATE” SE BASHKU ME 106 UNIVERSITETE NGA 52 SHTETE TË BOTËS

Nën përkujdesin e zonjës Hind Bint Hamed El Thani, nënkryetare e Bordit dhe Kryeshefe Ekzekutive e FONDACIONIT TË KATARIT për Arsim, Shkencë dhe Zhvillim të Komunitetit u zhvillua kampionati i pestë ndërkombëtar i debatit në gjuhën arabe për universitete nga data 15-20.03.2019 në Doha të Katarit.
Në këtë garë morën pjesë gjithsej 106 universitete dhe fakultete nga 15 shtete arabe dhe 37 shtete jo arabe, gjithsej nga 52 shtete nga mbarë bota. Nga Katari morën pjesë 6 ekipe, nga disa shtet nga 3 ekipe si dhe 3 universitete amerikane: Harvardi, Utah dhe Çikago. Nga rajoni ynë pjesmarrës ishte Fakulteti i Studimeve Islame, Universiteti i Tetovës, Fakulteti i Studimeve Islame nga Novi Pazari, 2 universitete nga Bulgaria, 3 nga Turqia, si dhe nga Gjermania, Polonia, Spanja etj.
Gara u zhvillua në formë kampionati:
1) Rundi 0 – pa vlerësim, gjegjësisht vetëm për ambientim.
2) Rundi 1-5 gara eliminatore obligative për secilin ekip,
3) Rundi i çerekfinales
4) Rundi i gjysmëfinalës
5) Finalja
Ekipi i FSI-së i prirë nga prof. Fadil Hasani dhe në përbërje të 4 studentëve: Blerim Murati, Bunjamin Emini, Rineta Nitaj dhe Fatime Nitaj zhvilloi 5 gara eliminatore dhe shënoi fitore kundër Universitetit Utah të Amerikës dhe kundër Fakultetit Ndërkombëtar të Paqes nga Afrika Jugore.
Paraqitja e ekipit ti FSI-së ishte dinjitoze dhe më e mira nga rajoni ynë e edhe më gjerë, edhe pse ishte përvoja e parë e këtij lloj garimi, studentët-et pjesmarrës meritojnë lëvdata. Profesori i tyre ishte pjesmarrës aktiv në jurinë vlerësuese në 5 gara, madje edhe ndërmjet ekipeve arabe Kuvajt- Katar, madje edhe të ekipit fitues të garës gjatë fazës eliminuese.
Garën e fitoi në finale Universiteti El Emireh Sumejje nga Jordania kundër ekipi të Universitetit të Katarit.
Shpresojmë që kjo mundësi të shfrytëzohet edhe në të ardhmën, sepse është në të mirën e Fakultetit tonë, të studentëve, të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, aty promovohet dituria, shkathtësia, kultura, tradita dhe vendi ynë në mesin e 600 pjesmarrësve garues, trajnerë dhe juri nga mbarë bota. Ekipi ynë u takua edhe me kryesuesin e delegacionit diplomatik për hapjen e ambasadës së Kosovës në Katar me z. Amir Ahmeti dhe me shumë delegacione pjesmarrëse. Aty ishin edhe 4 studentë shqiptarë nga UT, dhe një shqiptare përfaqësuese nga ekipi i Mynhenit të Gjermanisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne