“Falë iu qoftë gjaku i djalit”: Përfundon hasmëria 13 vjeçare e kushërinjve nga Vushtrria

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur 13 vite më parë në fshatin Novolan të Vushtrrisë, me ç’rast pas një zënke mes kushërinjve të familjes Vatovci, vritet Çajupi, djali i Selim Vatovcit.

Akti i shtrirjes së dorës, midis lutjeve e lotëve dhe pas 13 vitesh, ka ndodhur sot para faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë.


“Falë iu qoftë gjaku i djalit, për hatër të Allahut”, u tha mes tjerash gjatë shtrëngimit të duarve në mes të familjarëve të këtyre dy familjeve deri tash të hasmuara.

Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, duke përmendur edhe rolin e hoxhë Ekrem Avdiut.

“Shqiptari i vërtetë është ai i cili e fal vëllaun e vet. Shqiptari i vërtetë nuk ka pushkë për vëllaun e vet dhe shqiptari i vërtetë gjithmonë ka falje, tolerancë, mirëkuptim dhe synon harmoni mes vete”, tha mes tjerash ai.

Latifaj bëri lutje që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve, ndërsa ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=66i2UsFJakA?feature=oembed]

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne