Falimentimi i “Plus”, dështimi i një prej të mëdhenjve të tregut!!!

Falimentimi i kompanisë celulare “Plus” ka regjistruar një precedent për dështimin e sipërmarrjeve shqiptare. Nuk janë dhënë arsye për këtë vendim të aksionerëve, por formalisht është thënë se kompania ka dalë me humbje.

Dje revista ekonomike “Monitor” trajtonte në një shkrim të vetin arsyet e falimentit.  Në arsyetimet e veta, revista cilësonte se roli i AKEP me licencën e 3G dhe sjellja e institucioneve shqiptare përcaktoi dështimin.

Sot në një kronikë të Tema Tv paraqiten të tjera arsye për falimentin e Plus. Sipas televizionit në fjalë, kompania ka deklaruar fitime për vitet 2015 dhe 2016. Falimenti i saj lihet të nënkuptohet me mungesë menaxhimi dhe me faktin se ka një kredi 35 milionë euro për themelimin e kompanisë e cila nuk është shlyer.

Përtej paraqitjes së fakteve nga Plus dhe nga fakti se kompania ka deklaruar pranë Autoritetit të Konkurencës se nuk ka patur mundësi investimi, është një fakt se largimi nga tregu i një sipërmarrjeje shqiptare bëhet me një  mungesë transparence e cila nëse do të kryhej, do të hidhte dritë mbi një treg që fsheh shumë gjëra në Shqipëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne