Familjarët e Muratajt te dera e Morgut, presin të tërheqin trupin

Familjarët e Admir Muratajt prej disa orësh po presin te dera e Morgut në QSUT, për të tërhequr trupin.

Vëllai i Admirit, Cen Murataj dhe të afërm të tjerë do të marrin trupin nga Morgu dhe do ta çojnë në Prezë. Një ditë më parë Cen Murataj, vëllai i Admirit, u shpreh se edhe nëse Policia nuk do i gjejë shokët që lanë në rrugë Admirit, atëherë do ti gjejnë vet ata.

“Ishte në kërkim vëllai, prej dy vitesh nuk kam komunikuar me të. Policia ka ardhur ka ushtruar kontrolle në shtëpi.

Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët s’do ti shohim kush janë shokët ata që e kanë lënë në rrugë ose do t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia. Besoj që janë përdorur si vegla.

Do ta gjejmë fillin më vonë. Si ka mundësi që organizatori ngelet i vrarë dhe të tjerët ikin. Do ta gjejmë, do shohim”, – u shpreh Cen Murataj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne