Faqja sioniste “Arutz Shuo” i kërkon Amerikës mbështetje për Muhamed bin Selman

Një faqe sioniste në internet “Arutz Shuo” ka kërkuar nga Amerika që për tu përballur me Iranin dhe përhapjen e ideve të islamit moderator, të mbështesë princin e kurorës së Arabisë Saudite.

Faqja internetive “Arutz Shuo” në një artikull të saj ka analizuar përpjekjet e Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, për të marrë pushtetin dhe për tu përballur me Iranin, prandaj ka kërkuar mbështetjen amerikano-izraelite ndaj tij. Në fillim të këtij artikulli duke shqyrtuar arrestimin e dhjetëra tregtarëve, princave, funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetëror në Arabinë Saudite me akuzë të korrupsionit, thuhet: “Shumë prej këtyre veprimeve të Muhamed bin Selman në realitet janë përpjekje për të marrë pushtetin dhe mund të quhen një lloj grusht shteti në familjen mbretërore, largimin e rivalëve dhe krijimin e një familje tjetër mbretërore saudite. Sipas shumë gjasave, ai së shpejti do ta zëvendësojë babanë e tij në krye të pushtetit mbretëror. Nga pikëpamja e Amerikës dhe Arabisë Saudite, Irani është duke arritur kulmin e zhvillimit. Irani ka mbajtur Bashar Asad në Siri, ka ndihmuar Hezbullahun e Libanit për të shtrirë ndikimin e tij mbi politikën e Libanit dhe ka ndihmuar gjithashtu luftën kundër ISIS në Irak. Gjithashtu programi atomik i iranianëve akoma është në funksion. Muhamed bin Selman po mundohet të ndalë këtë progres të Iranit”, – thuhet ndër të tjera në këtë faqe sioniste në internet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne