Fashistët austriakë në pushtet propozojnë kampe dhe orë policore për refugjatët

Zëvendës-Kancelari austriak dhe kryetari i Partisë së krahut të djathtë FPÖ, Heinz-Christin Strache u deklarua të premten në një intervistë për shërbimin publik të ÖRF, për vendosjen e refugjatëve në “kazermat e braktisura” dhe siguroi për mundësinë e futjes së një ore policore për refugjatët.

“Ne duam që kujdesi mbi refugjatët të kalojë plotësisht nga sektori i OJQ-ve nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme. Vetvetiu është logjike që kazermat e braktisura të përdoren për të akomoduar refugjatët”, tha Strache, i cili drejton funksionin e Zëvendës-Kancelarit në qeverinë e re konservatore të së djathtës së kancelarit Sebastian Kurz.

Strache, partia e të cilit avokon për “raporte rigoroze me refugjatët” dhe kufizime maksimale të migracionit, beson se një lloj i orës policore për refugjatët do mund të futet si një masë sigurie në të ardhmen.

“Ne kemi diskutuar në të kaluarën nëse do të ishte mirë që ata të ktheheshin në kazermë pas një kohe të caktuar. Ne kemi nevojë për rend për aq kohë sa të procedohet procesi i azilit”, tha Strache, i cili në disa raste gjatë intervistës theksoi nevojën për të zhvendosur kujdesin nga refugjatët sektori privatë në atë publik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne