Fashistët grekë sulmojnë muslimanët në Athinë

Policisë në Athinë ju desh që të ndërhynte dhe të përdorte gazin lotsjellës në përleshjet mes tifozëve ekstremistë grekë dhe komunitetit pakistanez që po festonte një festë fetare me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed.

Përleshjet e shkurtëra por mjaft të egra ndodhën në qendër të kryeqytetit grek të dielën, njoftoi AP. Zbatuesve e ligjit iu desh që të përdornin metoda të ashpra kundër trazirave për të ndaluar dhunën, ndërsa lëndime të rënda apo arrestime nuk pati. Një video nga vendi i ngjarjes tregon skenën e plotë kur huliganët shkelin mbi flamuj islamë, ndërsa pakistanezët përpiqen që të mbrohen.

Anëtarët e komunitetit pakistanez po festonin ditëlindjen e Profetit Muhamed në një nga sheshet në qendër të Athinës. Në të njëjtën kohë, mbështetësit e klubit të futbollit PAOK të Selanikut ndodheshin në atë zonë, duke shkuar në një ndeshje futbolli të ligës.

Megjithëse po shoqëroheshin nga policia për tek vendi ku do luhej ndeshja, huliganët filluan ti fyenin emigrantët dhe ti sulmonin ata, njoftoi AP. Në zonën ku ndodhi incidenti ishin mbi 200 huliganë ekstremistë, reportuan mediat vendase. /rt/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne