Rasmus Paludan, lideri i partisë së ekstremit të djathtë ka djegur Kur’anin, librit të shenjtë të muslimanëve, për të protestuar ndaj njerëzve që falin namazin e xhumasë para parlamentit danez, raporton Anadolu Agency.

Në një tentim për të provokuar muslimanët gjatë faljes së namazit para parlamentit danez, një grup anëtarësh nga ekstremi i djathtë mbanin flamuj të Izraelit dhe shqetësonin muslimanët me altoparlantë gjatë faljes së namazit. Ndryshe, muslimanët kishin bërë këtë organizim pasi kishin marrë leje nga autoritetet për të protestuar ndaj sulmit terrorist të javës së kaluar në Zelandë të Re.

Rasmus Paludan, kryetar i partisë Stram Kurs që ka pikëpamje anti-imigruese dhe anti-islame, tentoi që të provokoj muslimanët duke djegur një kopje të Kur’anit.

Policia daneze ndërmori masa intensive të sigurisë dhe ndaloi gjashtë persona.

Të premten e kaluar, të paktën 50 muslimanë u vranë dhe po aq u plagosën kur një terrorist hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood të qytetit Christchurch të Zelandës së Re dhe me gjakftohtësi vrau besimtarët e pranishëm, duke përfshirë edhe katër fëmijë.

40