Fashisti Salvin aleancë me nacionalistët e djathtë europianë kundër migracionit dhe Islamit

Ministri i Brendshëm italian ka nisur një fushatë për bashkimin e nacionalistëve të djathtë europianë  në një aleancë kundër migracionit, Islamit dhe dhe burokratizmit në prag të zgjedhjeve të majit, me pretendimin se do ridizenjojë kontinentin larg teknokratëve të Europës së Bashkuar në Bruksel.

Synimi i radhës i Mateo Salvinit ishte afrimi me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Në takimin që patën në Budapest ata ndanë vizionin e tyre të përbashkët për një Europë me kufij të fortë, sipas modelit të gardheve me tela që ka ngritur Orban prej 2015-ës për të mbajtur jashtë vendit të tij refugjatët dhe emigrantët .

Frans Timerman, politikani danez i cili është nënkryetar i Komisionit Europian dhe kandidat për president, e quajti jo pa ironi takimin Salvini-Orban “një skenë erotike … bazuar në vlerat e familjes, që megjithatë, nënkuptojnë diskriminim …”. Salvini, i cili u bë ministër në 2018, kur partia e tij formoi një qeveri me Lëvizjen e populiste të 5 Yjëve, fitoi admirimin e Orban, kur mbylli portet italiane për anijet që transportonin emigrantë.

Salvini dëshiron ta përfundojë fushatën e tij për zgjedhjet evropiane të 26 majit pranë udhëheqësve të tjerë populistë të krahut të djathtë në Sheshin e Duomos në Milano më 18 maj. Duke folur në Hungari. Salvinini tha se pas zgjedhjeve europiane “do të fillojë një histori e re për Evropën dhe popujt evropianë”. Partia Orban, ishte deri tani një anëtare e Partive Popullore Europian, grupimi më i madh në Parlamentin Evropian, por u përjashtua me arsyetimin se Hungaria është më pak demokratike që nga marrja e qeverisjes së Orban .

Sipas parashikimeve, Lega Nord pritet të kalojë 32.2% në zgjedhjet evropiane, Lëvizja 5 Yjet 22.5% dhe Partia Demokratike 21.5%. Sipas disa analistëve, zgjedhjet evropiane, të cilat zakonisht lënë votuesit indiferentë, këtë herë duket të jenë më të rëndësishmit në 20 vitet e fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne