Fashisti Sebastian Kurz kërcënon të mbyllë xhaminë e Vjenës

Kancelari austriak, fashisti Sebastian Kurz kërcënoi se do të mbyllë një nga xhamitë më të mëdha të Vjenës dhe u kërkoi autoriteteve komunale të jenë më të rrepta në lidhje me organizatat muslimane.

Fashisti Kurz, i cili njihet si islamofob dhe kundërshtar i ashpër i Turqisë, ka sulmuar një aktivitet të mbajtur në xhaminë e Vjenës nga emigrantët turq në përkujtim të betejës së Çanakalasë në Luftën e Parë Botërore.

“Ai evenimet nuk duhet të ketë vend në Austri dhe kjo qeveri do të merret fort me këto zhvillime negative”, u tha Sebastian Kurz gazetarëve.

Kurz, një politikan i djathtë, 31 vjeç, tha se xhamia sipas ligjit mund të mbyllet.

Shefi i shtabit të tij, Gernot Bluemel tha të martën se ai kishte urdhëruar autoritetin e çështjeve fetare që të bënte një hetim “shumë të plotë” mbi rastin në fjalë.

Në videot e paraqitura në mediat austriake paraqiten fëmijë turq të veshur me rroba ushtarake dhe që valëvisnin flamurin e vendit të tyre.

Beteja e Gallipolit 1915-16, e njohur si Beteja e Çanakales në turqisht, u mbyll me fitorën e ushtrisë Osmane e drejtuar nga gjenerali Mustafa Qemal ndaj aleatëve të Bllokut të Antantës.

Ironia e fatit është se në Luftën e Parë Botërore, Perandoria Osmane ka qenë aleate me Perandorinë Austro-Hungareze.

Marrëdhëniet e Turqisë me Austrinë kanë qenë prej kohësh tensionuar dhe Kurz i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të ndërpresë negociatat për anëtarësimin e Ankarasë.
Kreu i ri austriak është kreu i Partisë Konservatore të Popullit të Austrisë (ÖVP) dhe u betua si kryeministër më 18 dhjetor pas zgjedhjeve të përgjithshme në tetor. Më parë në dhjetor, një koalicion u formua midis ÖVP dhe Partisë Austriake të Lirisë (FPÖ) pas tetë javësh të negociatave intensive.

Lidhjet me neo-nazistët e FPÖ-së shkaktuan shqetësim në Austri dhe në vendet e tjera të BE-së. Ata janë zotuar të ndalojnë imigracionin e paligjshëm, të ulin taksat dhe t’i rezistojnë centralizimit të BE.

Kurz propozoi edhe heqjen e shamisë nga gratë e vajzat muslimane në shkollat austriake.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne