Bota Islamofobi

Fashisti Tommy Robinson e pëson keq, i riu anglez i derdh gotën në fytyrë

Në internet, janë shpërndarë pamje kur fashisti Tommy Robinson, kandidat britanik për zgjedhjet evropiane, sulmon një qytetarë pasi ai i hodhi qumësht në fytyrën e tij.

Ky moment ndodhi kur, kandidati i së djathtës ekstreme ishte duke bërë fushatë në Warrington Cheshire, dhe papritur u sulmua me qumësht nga një qytetar, gjë që e mbuloi atë me qumësht.

Mirror, thotë se një person i quajtur Danny, e ka marrë përgjegjësinë për ta gjuajtur me qumësht.

“Policia më morri mua dhe më thanë se nuk do të më bëjnë asgjë, ata vetëm më nxorën nga situata” tha ai për gazetën.

Policia tha se “janë të vetëdijshëm për sulmin ndaj politikanit në Warrington këtë pasdite. Ne po hetojmë për këtë situatë”.

Robinson njihet për diskursin e tij ekstrem, duke nxitur urrejtje ndaj emigrantëve në Britaninë e Madhe.

 

 

 

 

 

OPINIONE