Fashisti Donald Trump pershendet sulmin kunder Katarit

Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi sot se izolimi i Katarit mund të shënojë fillimin e fundit të tmerrit të terrorizmit duke u shprehur se të gjitha elementet të drejtojnë në Katar për financimin e ekstremizmit fetar.
“Vendet e Gjirit u shprehën se do të mbajnë një linjë të ashpër kundër financimit të ekstremizmit dhe të gjitha elementet të drejtojnë në Katar”, shkruan Donald Trump në profilin e tij “Twitter”.

“Ky do të jetë ndoshta fundi i horrorit të terrorizmit”, shtoi ai.

Menjëherë pas sulmit në Londër, vendet e Gjirit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, shoqëruar me masa ekonomike si mbyllja e të gjithë kufijve tokësorë dhe detarë mes këtyre vendeve dhe Katarit si dhe ndalimin e fluturimeve për shoqëritë ajrore të Katarit, përcjell Atsh.

Bëhet fjalë për krizën më të rëndë diplomatike që ka goditur Lindjen e Mesme që prej disa vitesh. Dhe si per ironi, Arabia Saudite vendi kryesor qe mbeshtet terrorizmin ne Lindjen e Mesme dhe SHBA-te qe e kane djegur te gjithe Lindjen e Mesme akuzojne ish-aleatin e tyre, Katarin per terrorizem. Per te qeshur, apo jo?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne