Fashizëm austriak: Austria do mbylli edhe kopshtet e muslimanëve

Mbyllja e kopshteve muslimane ku fëmijët marrin pak ose aspak mësime në gjermanisht do të ishte një mënyrë efikase për të siguruar integrimin e emigrantëve, tha ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Komenti u bë në një ngjarje publike të organizuar nga gazeta Kurier.

“Sigurisht, ne nuk kemi nevojë për to. Nuk duhet të ketë kurrikula islame,” tha Kurz kur u pyet nëse ishte dakord që këto objekte të hiqeshin plotësisht.

Sipas ministrit të jashtëm, mësimi në gjermanisht duhet të bëhet një portë për shoqërinë austriake.

Fëmijët emigrantë dhe të tjerët “që marrin pak ose aspak mësim në gjermanisht” do të duhet të shkojnë në kopshët një vit më shumë se bashkëmoshatarët e tyre austriakë, tha ai.

Duhet gjithashtu të prezantohen “kriteret e cilësisë” për kujdestarët e fëmijëve, që të përmirësojnë standardet e aftësisë gjuhësore.

Si pasojë, shumë kopshte arabe ose çeçene do të dështojnë në përmbushjen e kërkesave për përfitime shtetërore dhe do të mbeten pa zgjidhje tjetër veç mbylljes, tha Kurz duke shtuar se “Kjo është mënyra më e butë sipas ligjit”.

Ndërkohë, qeveria “bën shumë” për të përmirësuar përpjekjet e integrimit, tha Kurz. Megjithatë, ai shtoi se suksesi “varet shumë nga numri i atyre të cilët duhet të integrohen”.

Kontradiktat në lidhje me kopshtet muslimane u nxitën kohët e fundit kur një studim nga profesori austro-turk Ednan Asllan zbuloi se më shumë se 10,000 fëmijë të moshave nga dy në gjashtë vjeç frekuentojnë rreth 150 kopshte muslimane në Vjenë, ku mësojnë Kuranin dhe hapin rrugën për “shoqëri paralele”, sipas AFP.

“Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në institucione që u sigurojnë se janë në një mjedis musliman dhe mësojnë disa sure (kapituj nga Kurani),” tha për AFP Aslan, i cili hulumton mbi arsimin islamik në Universitetin e Vjenës.

“Por ata nuk janë në dijeni se i mbyllin fëmijët nga një shoqëri multikulturore”, tha studiuesi. Sipas vlerësimeve të tij, pothuajse një e katërta e kopshteve islamike sponsorizohen ose mbështeten nga grupe ose organizata ultrakonservatore selefiste.

Studimi, i botuar vitin e kaluar, bëri bujë gjerësisht në komunitet, por disa i refuzuan zbulimet duke përmendur pabesueshmërinë e metodologjisë së Aslanit. Biber, një revistë lokale, dërgoi një gazetare të fshehtë që paraqitej si një nënë muslimane që kërkonte një vend për djalin e saj në një kopsht fëmijësh islamik.

Ajo nuk gjeti asnjë dëshmi të pohimeve të Aslanit se kopshtet ​​islame po ushqenin selefistët e ardhshëm, por pranoi se shumë prej këtyre kopshteve po i ndanin ose izolonin fëmijët nga shoqëria kryesore.

Kurz, ministri i jashtëm më i ri në BE në kohën e betimit të tij në vitin 2013, ka avokuar më parë për vendosjen e më shumë hendeqeve ndaj emigracionit. Në mars, ai propozoi hapjen e qendrave të refugjatëve jashtë Bashkimit Evropian, duke sugjeruar Republikën e Gjeorgjisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si vende të mundshme.

Vitin e kaluar ai bëri gjithashtu disa vërejtje të forta për refugjatët që u shpëtuan në rrugën e tyre përgjatë Mesdheut, duke thënë se shpëtimi nga një anije nuk duhet të jetë “një biletë për në Evropë”.

Refugjatët që janë shpëtuar nga anijet në Detin Mesdhe “duhet të kthehen menjëherë, në mënyrë ideale në vendin e tyre të origjinës,” u zotua Kurz atë kohë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne