Fashizëm izraelit: po filmove ushtarët, shkon në burg

Një projekt-ligj i diskutueshëm që penalizon filmimin e ushtarëve izraelitë (IDF) është avancuar me tej nga një komision qeveritar izraelit.

Komisioni ministror për legjislacion, i cili përcakton qëndrimin e qeverisë për të gjitha projekt-ligjet në pritje, i ka dhënë dritën jeshile legjislacionit, i cili parashikon dënime deri në pesë vjet burg për këdo që filmon ose publikon pamje që tregojnë forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) me qëllim për të “dëmtuar moralin [e ushtarëve]”. Projekt-ligji do të debatohet në parlament këtë javë. Megjithatë, prokurori i përgjithshëm Avichai Mendelblit tha se projekt-ligjin e konsideron “problematik” nga pikëpamja ligjore, duke shtuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë atë në gjykatë.

Legjislacioni “paraqet probleme serioze ligjore”, tha Mendelblit, në një letër që i dërgoi komisionit qeveritar, duke shtuar se nuk ka gjasa të mbështetet nga Gjykata e Lartë pasi që duket se është në kundërshtim me ligjet bazë të Izraelit sipas formës së tyre aktuale.

Legjislacioni, i cili u propozua në prill nga politikanët e krahut të djathtë dhe u mbështet nga ministri i mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, thotë se dënimi mund të dyfishohet deri në 10 vjet, nëse një filmim i publikuar “dëmton sigurinë e shtetit”. “Për shumë vite Izraeli ka dëshmuar një fenomen shqetësues në të cilin ushtarët janë duke u dokumentuar përmes videove, fotografive dhe regjistrimeve audio nga grupet pro-palestineze si B’Tselem, the women of Machsom Watch, Breaking the Silence dhe shumë grupe të tjera të BDS-së,” thonë shënimet shpjeguese të legjislacionit, duke renditur grupet që duken se goditen nga ligji.

Deputetet që qëndronin prapa legjislacionit të diskutueshëm akuzuan gjithashtu OJQ-të se shpenzonin “ditë të tëra” duke pritur ndonjë veprim të forcave izraelite, të cilin ata më vonë mund ta “dokumentonin në mënyrë të njëanshme për të shpifur kunder IDF-së”. “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj praktike te organizatave majtiste dhe aktivistëve të mbështetur nga subjekte të huaja, që kanë një dorë të lirë për të filmuar ushtarët ndërsa ata kryejnë detyrën e tyre “, tha Robert Post, kreu i fraksionit parlamentar të krahut të djathtë që propozoi projekt-ligjin.

Pas shqetësimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, propozuesit e projekt-ligjit përfundimisht ranë dakord për ta ndryshuar atë. Megjithatë, projektligji duhet së pari të paraqitet në parlament në formën e tanishme dhe më pas të ndryshohet vetëm gjatë debatit, raportojnë mediat izraelite.

Sipas raporteve, versioni i ndryshuar i projekt-ligjit pritet të ndalojë “ndërhyrjet” në veprimtaritë e ushtarëve gjatë përmbushjes së detyrave të tyre, por nuk vendos një ndalim të përgjithshëm për dokumentimin e veprimeve të ushtarëve izraelitë. Gjithashtu parashikon një dënim prej tre vitesh në vend të pesë viteve për shkelje të këtij ligji.

“Tiranët kufizojnë të drejtat e njerëzve … demokracitë nuk e bëjnë këtë”.

Legjislacioni ka provokuar një zemërim tek grupet e ndryshme të të drejtave dhe aktivistët të cilët dokumentojnë abuzimet e kryera nga ushtarët izraelitë. Grupi B’Tselem veçanërisht tha se do të vazhdojë punën e tij dhe se “asnjë lloj ligji idiot nuk mund ta ndalë atë”.

“Nëse qeveria është zënë në siklet me okupimin, duhet të punojë për ti dhënë fund atij. Sidoqoftë, xhirimet vizuale të jetës nën okupimin do të vazhdojnë. Ky është një fakt i jetës që asnjë projektligj i cmendur i propozuar nuk e ndryshon dot”, tha grupi, raporton gazeta izraelite Haaretz.

Fondi i ri i Izraelit, i cili financon B’Tselemin, e kritikoi gjithashtu legjislacionin. “Në Izrael, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës, filmimet e veprimtarisë së policisë dhe ushtrisë janë bërë një mjet i rëndësishëm për grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat”, tha për mediat izraelite shefi i fondit, Daniel Sokatch.

“Kjo është pjesë e mënyrës se si qytetarët mund të demaskojnë publikisht veprimet keqbërëse të autoriteteve.” Ne i kemi parë ato që nga rasti i Abu Ghraibit deri tek rasti i Filando Kastiljes.

Video që tregojnë sesi ushtarët izraelitë gëzohen dhe brohorasin gjatë filmimeve kur qëllojnë mbi palestinezët kanë qarkulluar në mediat sociale në shumë raste. Një klip i tillë tregon një snajper izraelit që gjuan gjithë gezim mbi një palestinez invalid, ndërsa një tjetër portretizon një snajper izraelit i cili hapur përdorur një palestinez si tabelë qitje.

Projektligji i propozuar në një kohë kur bota po dënon dhunën izraelite të ushtruar kundër protestave të “Marshit të Madh të Kthimit” të palestinezëve në të cilat u vranë 120 palestinezë, u dënua ashpër më parë edhe nga Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP). Nëse trupat e IDF-së nuk kanë asgjë për të fshehur, “nuk ka asnjë të keqe në dokumentimin e veprimeve të tyre kundër palestinezëve”, thuhet në deklaratën e OÇP-së./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne