Fashizëm suedez: Muslimanët nuk janë qënie njerëzore

Martin Strid i demokratëve anti-emigracion të Suedisë (SD), i bëri komentet e tij gjatë mbledhjes të partisë në konferencën kombëtare. Anëtarët e tjerë të partisë u distancuan nga Strid i cili tani po përballet me dëbim nga partia.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Strid tha se ekziston një shkallë matëse e njerëzores nga 1-shi deri në 100, në të cilën muslimanët nuk mund ti vendosësh dhe ata nuk mund ti konsiderosh 100% njerëz, sipas raportimeve të ndryshme vendase.

“Në krye të shkallës matëse jeni 100% qënie njerëzore, njeri sipas konceptit. Në anën tjetër, tek fillimi i shkallës konceptuese, jeni 100% Muhamedanë. Të gjithë muslimanët janë diku tek ajo shkallë me militantët e ISIS-it të cilët janë “pothuajse 100% Muhamedanë. Nëse jeni një ish-musliman, tashmë i jeni afruar plotësisht të qënurit qënie njerëzore”, tha ai ndërsa deklaroi gjithashtu se deshironte që ti bënte “muslimanët njerëz të lirë duke i larguar nga Islami dhe për ti bashkuar me rradhet e SD-së në vend.”

Fjalimi i tij u regjistrua nga transmetuesi suedez SVT dhe u shpërnda në internet. Anëtarët e SD-së u distancuan nga komentet e Stridit, ndërsa sekretari i partisë Richard Jomshof e quajti “racist” dhe tha se priste që Strid të dëbohej nga SD-ja. Udhëheqësi i partisë Jimmie Åkesson tha në një intervistë për SVT se komentet e Stridit “mund të kenë qënë më të këqiat që mund të kishte dëgjuar ndonjëherë në një kontekst të tillë” dhe se ato janë “shumë afër racizmit”.

Nga ana e tij, Stridi kërkoi falje për vërejtjet e tij. “Ishte për të ardhur keq, u shpreha shumë keq,” raportohet të ketë thënë ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve TT. Ai më tej tha se ishte i vetëdijshëm se fjalimi i tij mund të interpretohej sikur muslimanët nuk ishin 100% qënie njerëzorë.

“E vura re këtë dhe me vjen shumë keq. Njoh shumë muslimanë dhe shumë prej tyre janë miqtë e mi. Natyrisht, njerëzit janë njerëz,” tha ai./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne