Fati i një “kukulle palestineze”: 18 vjet në burgjet izraelite

Një vajzë palestineze 20-vjeçare, ka marrë në dorë një kukull që babai i saj i kishte blerë kur  ajo ishte vetëm 2 vjeç, por që rënia në burgjet izraelite ia kishte bërë të pamundur dhuratën në atë kohë.

Historia e kukullës së quajtur Mimi nisi 18 vjet më parë, kur Imaduddin es-Saftavi e bleu gjatë një  qëndrimi të tij në Dubai. Ai priste me gëzim që të kthehej në shtëpi nga Emiratet për ta gëzuar Sarën 2 vjeçe, por në Gaza u arrestua nga forcat izraelite. Ai u lirua në dhjetor 2018 dhe arriti që ta lërë Mimin në duart e Sarës kur ajo ishte 20 vjeçe.

Para arrestimit, Saftavi ishte një punonjës i Ministrisë palestinezse për Vende të lira pune dhe një anëtar i pavarur i Këshillit Kombëtar Palestinez. Ai u akuzua dhe u burgos me akuzën se kishte vepruar kundër autoriteteve izraelite.

“Nga ditët e para të arrestimit tim, kërkova kukullën që bleva për vajzën time që të kaloja orët me të. E duke komunikuar me Mimin luftoja vetminë. Por me kalimin e viteve, pasi kuptova se ajo nuk mund të mbyllte plagën, vendosa të ndahem prej saj duke e lënë në departamentin se sendeve private të të burgosurve”, tha Saftaëa.

Kur u pyetën se si ndihej pasi u lirua, ai u përgjigj: “E gjithë qënia ime është mbytur nga lumturia”.

Sara thotë se ajo nuk e dinte historinë e dhuratës që babai i saj bleu 18 vjet më pare dhe se kur morri në dorë kukullën, u ndje e lumtur si një fëmijë.

“Gati e humba shpresën që babai im do të lirohet një ditë nga burgu. Kur nëna ime më tregoi për kukullën, kuptova se kjo dita ishte e afërt. Tani jam e lumtur pasi do të filloj një jetë të re me babain tim”, tha Sara.

Nga ana tjetër, gruaja e Saftavit, Sadiye al Hurani, tha se ka vuajtur shumë me burrin në burg.

“Kur burri im u arrestua, unë isha shtatzënë me vajzën tonë, Lin. Ne kemi pesë fëmijë. Familja ime është në Siri dhe burri im ishte gjithçka në jetën time. Qëndrimi i tij në burg ishte i rëndë për mua, por edhe për fëmijët”, tha ajo, duke shtuar se ka mundur ta vizitonte vetëm pas 13 vitesh dënim.

“Nuk besoja se do ta shihja. Kisha frikë se autoritetet izraelite mund të anullonin takimin në momentin e fundit. Kur hyra në dhomë dhe e pashë, në pandërgjegje thashë: Po, ai është ai, ai’”, tha e shoqja, duke shtuar se dhe ajo ishte gjithashtu shumë e lumtur kur burri i saj u lirua.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne