Fatih Terim fillon detyrën si trajner i ri i Galatasaray-it

Galatasaray ka njoftuar se trajneri turk Fatih Terim (64) u bë zyrtarisht trajneri i ri i këtij klubi.

Klubi në profilin e tij zyrtar të Twitterit njoftoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin turk.

“Dhe, pikërisht aty ku mbetëm … Ai u kthye! # FatihTerim”, thuhet në mesazh.

Terim në stol do të zëvendësojë ekspertin kroat Igor Tudor i cili u shkarkua këtë javë.

Kjo është hera e katërt që Terim do të udhëheq klubin e famshëm turk.

Në karrierën e tij të mëparshme ai ka drejtuar Ankaraguc, Goztepe, Galatasaray, Fiorentina, Milan, përfaqësuesen turke U21 dhe ekipin e parë kombëtar të Turqisë tre herë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne