Fatkeqësia në Indonezi nuk arriti të rrënojë “xhaminë që noton”

Xhamia e cila ndodhet në breg të detit në qytetin Palu të Indonezisë, përkundër tërmetit dhe cunamit shkatërrues nuk u rrënua.

Palu është qyteti më i prekur nga tërmetit 7.5 ballë dhe cunamit që goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë më 28 shtator.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie, një numër i madh personash në qytet humbën jetën ndërsa edhe ndërtesat sidomos ato në afërsi të detit u rrënuan.

Ndërkaq xhamia Erkam Bab El Rahman, e cila është ndërtuar mbi mbajtëse betoni në breg të detit dhe njihet edhe si “xhamia që noton”, përkundër tërmetit dhe cunamit ka arritur të “mbetet në këmbë”.

Xhamia, përkundër rrënimit të mbajtësve të saj në tërmetin e përjetuar ka arritur të mbetet mbi ujë duke mos u rrënuar. Për këtë xhamia ka zgjuar një interes të madh tek njerëzit.

Ata të cilët shkojnë në rajon bëjnë fotografi përpara këtij vendi të adhurimit me pozitën aktuale i përshtatet emrit “xhamia që noton”.

Naryo Yatemo, shkoi për të parë xhaminë. Ai tha se “Themeli i xhamisë nuk ishte aq i fuqishëm, për këtë arsye u rrënua. Cunami nuk arriti që të rrënojë xhaminë por e tërhoqi atë në det”.

Zbulohen pamjet e reja

Në anën tjetër janë zbuluar pamjet e reja në lidhje me tërmetin dhe cunamin në Indonezi.

Në pamjet e filmuara nga personat që jetojnë në Palu shihet se cunami që pasoi pas tërmetit, ka përmbytur gjithçka që i dilte përpara.

Në pamje shihet se personi që e filmonte atë moment i ka dhënë fund filmimit meqë dheu ku ndodhej ai filloi të zbutej. Mësohet se ky person i ka shpëtuar cunamit në momentet e fundit.

Gjithashtu në këto pamje shihet se personat që e shihnin cunamin thirrnin tekbire.

Në pamje shihen momentet për kërkimin e trupit të pajetë të njërit prej personave që humbi jetën në këtë fatkeqësi.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne