Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi lagjen Kartal të Stambollit, ku para tre ditëve u shemb ndërtesa në të cilën, sipas informacioneve të fundit, kanë humbur jetën së paku 17 persona.

Erdoğan vizitoi vendin e fatkeqësisë, ndërsa për detajet e aktiviteteve në terren që i bëjnë ekipet e shumta u informua nga ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, raporton AA.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës, Erdoğan tha se: “Ka shumë mësime që duhet t’i nxjerrim prej kësaj. Lidhur me këtë, kryeprokurori jonë, prokurorët, të gjithë ministrat, AFAD, vazhdojnë me punën. Pas të gjitha këtyre aktiviteteve do të bëhen të gjitha hapat e nevojshëm”, tha presidenti i Turqisë.

Pas vizitës së vendit të ngjarjes, Erdoğan shkoi në spitalin “Dr.Lutfi Kirdar” në Kartal, në të cilin janë hospitalizuar të lënduarit e fatkeqësisë në fjalë.

Erdogan pas vizitës në spital mori pjesë në ceremoninë e varrimit për 4 viktima të fatkeqësisë ku ai vet u bë pjesë e përcjelljes së funeralit të një viktime 16 vjeçare.

Ndryshe, në lagjen Kartal, në pjesën aziatike të Stambollit, të mërkurën u shemb një ndërtesë shtatë katëshe, në të cilën në atë moment kishte 30 banorë, pasi hetimeve të shumta është konstatuar se ne këtë ndërtesë ishin ndërtuar edhe 2 kate te tjera të cilët nuk ishin në plan. Për arsye sigurie janë evakuuar edhe ndërtesat përreth, ndërsa kërkimi në gërmadhat vazhdon.

34