Fatos Klosi trondit politikën: Shembulli i Gruevskit do vijë dhe këtu! Kush do të goditet i pari?!

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka dhënë alarmin se shumë shpejt Shqipëria do të ndjekë shembullin e Maqedonisë, e cila dënoi dje me dy vite ish-kryeministrin Nikola Gruevski për korrupsion dhe pritet arrestimi i tij.

Në një intervistë për ‘Sot’, Klosi ka paralajmëruar se rrethi për politikanët e korruptuar po ngushtohet edhe në Shqipëri. Ai shtoi se për të goditur politikanët e korruptuar duhet të ndihmojnë edhe ndërkombëtarët.

“Nuk e kisha dëgjuar akoma si lajm, por po më pëlqen më thënë të drejtën. Po më pëlqen edhe pyetja. Në vendet fqinje, në fillim u nis me Kroacinë, në Bullgari është provuar, edhe në Rumani po ashtu, ndërsa tani po bëhet në Maqedoni. Kjo do të thotë se në një farë mënyre po ngushtohet rrethi rrotull Shqipërisë nga vendet që kanë arritur që institucionet të përballen edhe me politikën. Do të më pëlqente që edhe këtu të ndodhte.

Mbase është më e vështirë sepse në këtë vend tradita e funksionimit të drejtë të shtetit na ka munguar dhe kaluam nga diktatura në demokraci. Nuk kemi një traditë në të gjithë historinë që të jenë dënuar politikanë, funksionarë të shtetit. Deri tani nuk ka ndodhur. Nuk është e kollajshme të thuhet se po do të ndodhë. Por nëse do të mësojmë nga fqinjët dhe e mira është që të mësojmë dhe partnerët do të na ndihmojnë që ne ta largojmë këtë besëtytni që kemi që të mëdhenjtë e vendit janë të paprekshëm, bëhet, nuk ka asgjë.

Në Shqipëri po të rrëshqiti këmba, edhe miqtë bëjnë kujdes që të mos i marrin me vete. Thjesht nuk është provuar. Mbase me këtë rast edhe bëhet sepse në fillim kështu bëhet. Hidhet një hap i parë, më pas hapi i dytë mbështetet tek i pari. Le të urojmë. Eksperienca e fqinjëve do të shërbejë dhe do të ndihmojë”, është shprehur Klosi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne