Fatos Lubonja: Baza e NATO-s në Kuçovë, një rrezik për Shqipërinë

Lajmin se NATO do të investojë për të risjellë në funksionim aeroportin tonë ushtarak të Kucovës, e ka komentuar në studion e News24 edhe analisti Fatos Lubonja, i cili u shpreh se kjo është qesharake, ku per me teper lajmin e dha  nje kryeminister artist, i cili si i tille duhet te ishte kundra kesaj baze ushtarake.

“Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu”, tha Lubonja.

Si e keni parë këtë zhvillim?

Është një lajm mjaft kontradiktor në kuptimin e anëve pozitive e negative që mund të ketë. Ajo që më bëri përshtypje është që kryeministri e lancoi, e njoftoi, se dhe ju përmendet paratë, kur ky popull i mbushet mendja “shiko se ka ca lekë këtu”, po se cfarë lekësh janë ato si vijnë ato nuk ka rëndësi. E them këtë se kudo një bazë ushtarake, ka një konotacion negativ edhe në vendet e Evropës ku ka bazë amerikane është problem, një zonë që izolohet, që të merret që nesër të fut në konflikte.

Ne në atë vizionin që kemi për botën, mendojmë se jemi një vend i vogël që ndoshta s’kishte nevojë për këtë punë duke pasur parasysh edhe se sa pak terren na ka ngelur, se i kemi marrë tërë tokat i kemi bërë ndërtime, tani fut edhe cimentime të tjera, nuk është lajm i bukur që tani na erdhi një Google e po investon e rinia do punojë atje.

Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake?

Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu. Popull qesharak duhet me thënë, se ske ca i bën se edhe opozita nuk flet fare, se amerikanët, thonë se nuk duhet të flasin fare se përndryshe na e merr ky pushtetin.

Këta nga mëngjesi në darkë mendojnë si të forcojnë pushtetin e tyre, mos harroni se deri dje ka thënë për Trumpin që është një rrezik për botën, tani bashkëpunon me Trump që të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri.
Kemi ca para që do ndahen, po nuk e dimë kush do i marri.

Tjetra ka të bëjë me atë që na i thonë këto lajme sikur dalin nga kapelja dhe i nxjerr magjistari.

Këto janë gjëra kombëtare që nuk lidhen vetëm me sot, por edhe me të ardhmen e Shqipërisë, një interes i madh kombëtar. Si vendosen këto, kush i vendos?

Unë mendoj që këto duhet ti vendosë parlament, pavarësisht se është bazë amerikane, aleat i madh, po prapë baza ushtarake është.

Ky popull ka nevojë të di. Se kështu vendosi edhe për armët kimike, për muxhahedinët, edhe kjo ska transparencë.

Nuk po flasim edhe për rrezikimet që mund të na sjellë kjo bazë.

Jemi në kohën e terrorizmit. Një Shqipëri që nuk është goditur akoma nga terrorizmi, është goditur Franca, një nga arsyet është edhe disa politika që ka me vendet muslimane.

Edhe ne duke qenë një popull me një % të madhe muslimane, kemi pasur edhe një avantazh në këktë drejtim, s’kishim opse bëheshim objekt i terrorizmit.

Për të mos thënë pastaj kontradiksionet që lindin se ka edhe Turqia tani që është aleati i Ramës, si mund ta presi me Greqinë, ka probleme.

Unë shoh probleme edhe si njeri që jam kundra luftës, mendoj se një parti e majtë duhet të ishte ajo më pak për të sjellë një bazë ushtarake këtu, aq më tepër sic e thashë, një kryeministër artist./ tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne