Federika Mogherini: Nuk kam asnjë koment për hetimin e Saimir Tahirit!

Shefja e diplomacisë në Komisionin Europian, Federika Mogherini la pa përgjigje pyetjen e gazetares Erisa Zykaj në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit. Mogherini tha se ishte një rregull i saj i artë që të mos komentonte hetimet që janë në vazhdim.

“Siç e thashë, jo vetëm në komentet e mia, lufta kundër kultivimit dhe trafikimit duhet trajtuar në mënyrë serioze, me vendosmëri dhe më mbështetje politike që kjo të ndodhë në mënyrë serioze dhe me agjensitë e zbatimit të ligjit që të bëjnë detyrën.
Agjensitë e ligjit po bashkëpunojnë më agjensitë partnere të BE-së siç është Guardia di Finanza e Italisë dhe sic më kanë thënë edhe me gjyqësorin italian. Rregulli im i artë është të mos komentoj hetimet që janë në vijimësi. Unë respektoj punën e gjyqësorit, aq sa nuk mund ta vë në qendër të komenteve të një institucioni tjetër” tha Mogherini.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne