Një infermiere muslimane, së cilës më parë për arsye sanitare i ishte ndaluar të veshë në punë veshjen islame, u mbështet fort nga Avokati i Popullit Suedez për Diskriminim, i cili në këtë mënyrë i vendosi cështjet fetare mbi ato higjienike në një vendim që mund të vendosë një precedent për të ardhmen.

Një grua muslimane ishte punësuar si infermiere në repartin e lindjes në Spitalin Södersjukhuset (SÖS) në Stokholm por shpejt u informua se rrobat me mëngë të gjata nuk duhej të përdoreshin për shkak të rregullave të higjienës së institucionit.

Pas kësaj gruaja u mundua të përdorë mbrojtëse të parakrahëve me qëllim për t’u mbrojtur nga shikimet e meshkujve në përputhje me rregullat e Islamit, por edhe ky ospion ju ndalua. Gruaja e vendosur se ajo po diskriminohej për shkak të fesë raportoi Zyrën e avokatit kundër Diskriminimit (DO), e cila, ndoshta çuditërisht, mbajti anën e gruas, njoftoi gazeta Dagens Juridik.

Megjithëse spitali sqaroi se i gjithë stafi duhet të punojnë me parakrahë të zhveshur për higjienën dhe sigurinë e pacientëve, zyra e avokatit pretendoi se rregullat e tilla ishin të justifikuara vetëm nëse do të jepnin një “arsye legjitime”.

Zyra vendosi se rasti nuk i shkel rregullat e Bordit Kombëtar të Shëndetësisë ose bazat themelore të higjenës së Këshillit të Stokholmit pasi veshjet mbrojtëse me një përdorim të vetëm zëvendësoheshin në çdo pacient të ri.

“Sipas vlerësimit të zyrës kundër diskriminimit (DO), u vendos se asnjë nga rregullat e higjenës nuk e lejon spitalin SÖS të ndalojë profesionistët e kujdesit shëndetësor të veshin doreza mbrojtëse parakrahësh për arsye fetare në rastet kur vlerësimi i rrezikut tregon se është i pranueshëm perdorimi”.

Pretendimet e gruas muslimane se spitali SÖS në mënyrë sistematike shkeli ligjin kundër diskriminimit gjetën perkrahje pasi rasti “nuk perbente problem për kontaminim”.

Më parë, zyra shkaktoi një debat duke argumentuar se një shkollë muslimane që ndau nxënësit e saj sipas gjinisë në një autobus shkolle veproi në përputhje të plotë me ligjet e diskriminimit të vendit nordik.

Më herët këtë vit, një dokumentar nga televizioni suedez TV4 paraqiti pamjet e shkollës fillore të drejtuar nga Al- Azhar në një lagje të Stokholmit, ku tregonte djemtë që hynë në autobus nga dera përpara dhe vajzat nga mbrapa. Kjo çoi në një protestë dhe në kritika publike nga politikanët, duke përfshirë kryeministrin Stefan Löfven, i cili argumentoi se ajo gjë shkonte kundër strukturës të vjetër të Suedisë për barazi gjinore.

Shkolla justifikoi veprimet e saj duke pretenduar se disa prej djemve ishin të padisiplinuar dhe shumë shqetësues. Shkolla e al-Azhar-it e përshkruan veten si shkollë e një profili musliman, por njëkohësisht pretendon të jetë e hapur për cdo nxenes me kulturë tjetër. Rreth 80 për qind e stafit janë jomuslimanë, sipas zëvendës drejtorit të saj.

Në një tjetër rast që përfshiu një përplasje mes etikës sekulare dhe normave islame, zyra DO paditi një kompani përkthimi që ndërpreu një intervistë për punë kur u zbulua se punëkërkuesja refuzoi të shtrëngonte dorën me personin e seksit të kundërt. DO pretendoi se gruaja, e cila e justifikoi refuzimin e dhënies së dores me parimet e besimit fetar,ishte diskriminuar dhe kërkoi 80,000 SEK ($ 9,800) kompensim.

Maria Rashidi, i lindur në Iran, themeluesja dhe kryetarja e OJQ-së gjermane Kvinnors Rätt (“Të Drejtat e Grave”) akuzoi DO-në për “mendim etnocentrik” në artikullin e saj të fundit të opinionit në të përditshmen suedeze Dagens Nyheter. Maria Rashidi pohoi se të drejtave fetare po u jepeshin prioritet më shumë mbi të drejtat e njeriut, të cilat ajo e përshkroi si “gjithnjë e më shumë të relativizuara” dhe “të multikulturalizuara”. Rashidi gjithashtu i bëri thirrje të gjithëve që të përshtaten me ligjet e vendit ku ata jetojnë./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

48