Gracie Gregory, buzëqesh nën sytë e saj të shkëlqyer blu. Ajo është ulur në prehrin e nënës së saj dhe pranë motrës së saj më të madhe, Ryleigh, e cili mburret me Gracie që është “shumë e ëmbël dhe e sjellshëme”.

Mirëpo ajo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Disa vjet më parë, Ryleigh 11 vjeçare tregon se ishte frikësuar nga motra e saj.

Pse kishte frikë ajo nga motra e saj? “Për shkak se ajo gjuante me shkelma”. Mirëpo gjatë rrëfimit të motrës së saj, Gracie 7 vjeçare, thotë se “unë këtë nuk e mbajë mend”.

Gracie ka autizëm, një nga çrregullimet që ka ndikuar në të gjithë familjen e saj, pasi ajo u diagnostikua në shkallën e dytë me autizëm. Por një studim i ri asaj i ka ofruar shpresë për Gregorys dhe familjen e saj.

Gracie ishte një nga 25 fëmijët që morën pjesë në një studim të Universitetit “Duke” në Durham, në Karolinën e Veriut. Qëllimi i këtij studimi ishte për të parë nëse një transfuzioni i gjakut të tyre në kordonin e kërthizës përmban qelizat burimore të rralla që mund të ndihmojë në trajtimin e autizmit të tyre, shkruan CNN.

Rezultatet e këtij studimi ishin mbresëlënëse, më shumë se dy e treta e fëmijëve treguan rezultate pozitive. Dhe për këtë është duke u zhvilluar edhe një studim tjetër që mund të çojë në trajtim afat gjatë për fëmijët me autizëm, raporton Insajderi.

Mirëpo skeptikët thonë se ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje më këtë. Mirëpo edhe studiuesit e Universitetit Duka pranojnë që të ketë sa më shumë studime të cilat do të kenë rezultate pozitive me autizëm.

Publikimi i parë i këtij raporti ka treguar se qelizat e këtij raporti i cili ishte një studim i sigurt dhe i kontrolluar nga mjekësia staminale.

Pra ndryshimi i vajzës 7 vjeçare, ishte një ndryshim mjaftë i madh për familjen e saj.

Gracie, ishte 5 vjeçare kur u bë studimi me të, dhe prindërit e saj tregojnë se çrregullimi i saj me autizëm, thonë se çrregullimi i saj është konsumuar nga rreth 75 përqind në 10 përqind. /Insajderi

56