“Femna lakuriq” Zana Ramadani sulmon nënat myslimane

Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia, e cila qe bërë e njohur si bashkëthemeluese e organizatës kafshërore “Femen” për Gjermani, ku Zana bashkë me prostitutat e tjera dalin rrugëve me gjoksin e zbuluar është paraqitur së fundi edhe si autore e një libri racist anti musliman.

“Die verschleierte Gefahr” (Kërcënimi i mbuluar) quhet libri, i cili në opinionin gjerman po bën jehonë për tonin racist që autorja përdor kundrejt islamit.

Libri për botim vazhdon në variantin e tij të zgjatur “fuqia e nënave myslimane dhe dëliri i tolerancës i gjermanëve” ku sulmon nënat myslimane.

Me poshtë artikulli i plotë i albinfo.ch rreth këtij libri racist:

Në një intervistë të zgjeruar dhënë gazetës “SonntagsZeitung”, Zana Ramadani i bën një shkoqitje tezës kryesore të librit, asaj se “nënat myslimane janë fajtore për llastimin e djemve të tyre”. Kësaj here ajo e eksplikon edhe më shumë këtë qëndrim duke thënë troç: “duke i llastuar djemtë e tyre, duke i trajtuar si princër të vegjël, nënat myslimane i bëjnë ata të paaftë, dështakë, (“lluzera”, siç do të thuhej në zhargonin e Kosovës). Ata mësohen të mos u kërkohet asgjë dhe të mund të kërkojnë çdo gjë nga të tjerët. Ndërsa shoqëria perëndimore është shoqëri e bazuar në merita dhe në rezultate, përcjell albinfo.ch shkrimn e gazetës “SonntagsZeitung”. Për këtë arsye për ta janë të gjithë fajtorë: perëndimorët nga perspektiva e tyre janë racistë ndaj myslimanëve, mësueset dhe të gjithë të tjerët kanë faj.

E pyetur nëse ka kërcënime dhe a frikësohet prej tyre, Zana Ramadani pohon se merr shumë kërcënime: “Ata më quajnë lavire, më kërcënojnë me dhunim, me vrasje etj., ndërsa qëkur jam shtatzënë, edhe me nxjerrje të fëmijës nga trupi”. Dhe, natyrisht se ka frikë, e pranon ajo, por nuk e lejon frikën që ta bkllokojë.

Në intervistë ajo flet edhe për tolerimin që shoqëritë perëndimore, konkretisht ajo gjermane, sipas saj i ka bërë islamit politik në emër të lirisë së shprehjes. Sipas saj, shoqatat islame në Gjermani e gjetiu janë në fakt shoqata islamiste, duke nënkuptuar këtu islamin radiukal.

Zana Ramadani ka ardhur në Gjermani nga Maqedonia në moshën 7 vjeçare. Siç tregon ajo në intervistën e fundit, “ka pasur fat” që babai i saj ka qenë i shkolluar dhe ka synuar që fëmijëve t`ua sjellë një kulturë perëndimore. Ai është përpjekur të shkëputet nga shoqëria e shqiptarëve gjegjësisht myslimanëve, duke nxitur fëmijët të hapen më tepër ndaj shoqërisë gjermane. Ndërsa krejt e kundërt ka qenë nëna e Zanës, transmeton albinfo.ch. Ajo, sipas të intervistuarës, ka mbetur peng i edukimit patriarkal dhe islamik. Me orë të tëra ka qëndruar duke komunikuar me telefon me familjarët në vendlindje ndërkohë që e ka humbur shansin për t`u integruar në shoqërinë gjermane.

/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne